T’u mësosh nxënësve informatikë pa kabinetin e kompjuterëve!

Në shkollat e disa qyteteve të vogla ose fshatrave të vendit tonë ka mungesa të theksuara për pajisje të kabineteve, veçanërisht të internetit dhe kompjuterëve. Në këto kushte, lind pyetja se sa të përgatitur janë nxënësit nga ana praktike? Mësuesit në këto raste e kanë një përgjigje: improvizim.

Një sfidë e madhe për nxënësit dhe mësuesit e vendit tonë, mbetet mungesa e infrastrukturës për zhvillimin optimal të orëve mësimore. Muaji Prill i dedikohet letërsisë, artit dhe zhvillimeve shkencore. Me 15 Prill kemi “Ditën Botërore të Artit”, ndërkohë me 21 Prill kemi ‘Ditën Ndërkombëtare të Kreativitetit dhe Inovacionit”. Sa të përgatitur janë nxënësit nga ana praktike? Mësuesit në këto raste e kanë një përgjigje: improvizimin.

Një mësuese në Kurbin u shpreh mbi mungesën e infrastrukturës arsimore:

“Laboratorët janë shqetësimi kryesorë. Në shkollën tonë, kabineti i informatikës mungon. Në disa shkolla është i pranishëm, por me aparatura që kanë probleme ose janë të paktë në numër. Infrastruktura për kabinetet e tjerë shkencorë ka gjithashtu mangësi. Shumë kabinete janë formalitete, pra mësuesi shpjegon anën teorike pa demonstrimin praktik. Kemi pasur një kontribut me 30 libra artistik për bibliotekën, por sërish nuk kemi rafte. Kështu kam kërkuar personalisht për të mundësuar disa rafte librash. Në fushën e artit, bojërat, telajot, këmbalecët dhe çdo mjet tjetër nuk mjafton për të gjithë klasën, kështu improvizojmë dhe kontribuojmë nga pak të gjithë bashkë, nxënës dhe mësues… e kuptoj që kjo situatë nuk është në çdo qytet të Shqipërisë, por ju lutem, në disa qytete të vogla ose fshatra, ka mungesa të theksuara për pajisje të kabineteve, veçanërisht të internetit dhe kompjuterëve. Nxënësve u duhet të imagjinojnë se komandat e përdorimit të kompjuterëve, pa pasur mundësi t’i shikojnë vetë. Çfarë ma mbetet të bëjmë më shumë ne mësuesve në këto kushte?”.

Të shumtë janë mësuesit që pajtohen njëzëri mbi vështirësinë e praktikave shkollore dhe me mungesën e mjeteve laboratorike. Ndër pyetjet më të shpeshta janë:

Si t’u mësosh nxënësve art pa kabinetin e artit dhe mjeteve të nevojshme?

Si t’u mësosh nxënësve shkencë, pa laboratorin praktik?

Si t’u mësosh nxënësve histori pa ekskursionet kulturore?

Si t’u mësosh nxënësve letërsi me mungesa librash artistik?

Si t’u mësosh nxënësve informatikë pa kabinetin e posaçëm të kompjuterëve?

Jo vetëm mësuesit, por edhe nxënësit ankohen për mospasjen e laboratorëve. Për Portalin Shkollor disa nxënës të shkollave shtetërore, të përgjithshme dhe profesionale në Lezhë dhe Tiranë u shprehën kështu:

“Prindërit më kanë sjellë në shkollë profesionale sepse donin që unë të mësoja përtej teorisë edhe praktikën e përdorimit të kompjuterit. Teorinë e mësojmë, ndërsa praktika është zero. Disa kompjuter janë të vjetër, të tjerë nuk punojnë sepse nuk mirëmbahen. Versionet janë të vjetra dhe nuk shërbejnë për asgjë. Një kompjuter përdoret njëherësh nga disa nxënës. Problemet janë të mëdha. Neve na duhet t’i imagjinojmë komandat, kur duhej t’i zbatonim në praktikë. Kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë.”

“Dëshira për t’u bërë një ditë mjeke më duket gjithmonë e më e vështirë, ndonëse jetoj në Tiranë, disa shkolla vijojnë me mungesa të laboratorëve. Ku janë laboratorët e kimisë, të fizikës, apo biologjisë? Mbetëm nëpër kurse private, se shkolla nuk mbulon as baziken. Në fund shqetësohen se nxënësit largohen nga Shqipëria. Patjetër, sepse këtu ne po pretendojmë për minimalen, kur bota po përparon në çdo fushë të jetës.”

Mësuesit dhe nxënësit pajtohen njëzëri se problematika me praktikat shkollore rëndon procesin mësimorë. Për pasojë, kërkesa e mobilizimit me laboratorë funksionalë është një nevojë e domosdoshme arsimore. 

Mësues dhe nxënës të Kurbinit, Lezhës, Tiranës, të pyetur për Portalin Shkollor. 

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ditari i mësuesit, burokraci apo domosdoshmëri?

Next Article

“Një biri të ëmbël”, poezia dhe dedikimi emocionues i një nëne për fëmijën e saj me autizëm

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427