Truket e mësimdhënësve për muajin janar

Në fillim të vitit shkollor mësimdhënësit gjithmonë vendosin synime profesionale që planifikojnë t’i realizojnë gjatë vitit shkollor. Tani, gjatë gjysmës së vitit shkollor, është koha për të vlerësuar qëllimet tuaja dhe sa afër jeni për t’i arritur ato.

Kontrolloni progresin tuaj

Tani është koha për të parë qëllimet dhe për të reflektuar: “Sa afër jam t’i arrij ato? Çfarë funksionon, çfarë nuk funksionon? Çfarë është ajo që duhet të ndryshoj për të goditur objektivin tim? A kishte diçka që nisa të bëja, por isha shumë i zënë në vjeshtë për ta përfunduar?”

Për shembull, në vjeshtë vendosa synimin që të rishkruaj pjesët kryesore të njësive të mia, në mënyrë që të kisha më shumë kohë për rishikim kur bëhej fjalë për provimin përfundimtar të fundvitit. Aty isha në janar dhe ende nuk kisha filluar, e lëre më të mbaroja. Kështu që në agjendën time, unë lë mënjanë një periudhë përgatitore në javë që ia kushtoj vetëm asaj detyre. Besoni apo jo, unë e arrita qëllimin tim brenda një muaji dhe isha super krenar kur erdhi koha për rishikimin e provimit përfundimtar! 

Pra, hidhini një sy qëllimeve që keni vendosur të arrini në fillim të këtij viti. A keni braktisur një rutinë ose projekt në klasë sepse keni qenë të zënë? Ndoshta ju keni ndryshuar mendje për një procedurë ose mënyrë të funksionimit në klasë, gjë që është gjithashtu në rregull. Tani është një kohë e shkëlqyer për të bërë një inventar real, për të bërë një bilanc dhe për të ecur përpara, cilido qoftë drejtimi që mund të jetë.

Përqendrohuni te kujdesi ndaj vetes 

1 janari është dita kur shumë prej nesh (përfshirë edhe mua!) vendosim synime për shëndetin, mirëqenien dhe kujdesin për trupin dhe mendjen tonë. Për mendimin tim, asnjë profesion nuk meriton një fokus të kujdesit për veten si ai i arsimit! Mësimi dhe dashuria ndaj fëmijëve kërkon shumë nga ne – fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. 

Unë e përdor janarin çdo vit për t’u fokusuar në qëllime të reja për mirëqenien, dhe shpesh nuk jam vetëm. Ashtu si unë, të tjerë janë kënaqur gjatë festave dhe kanë vendosur 1 janarin si datën për të mbretëruar përsëri dhe për të menduar për kujdesin ndaj vetes. Është mirë të bashkëpunoj me kolegët, familjen dhe miqtë rreth synimeve të mia për shëndetin dhe mirëqenien.

Hidratohuni

Nëse do të filloni diku me zgjedhje të shëndetshme, le të jetë me më shumë ujë. Kur jam i hidratuar ndihem më mirë. Ky është një vit i mrekullueshëm për të pranuar se karriera jonë merr aq shumë prej nesh – zemrat, mendjet dhe shpirtrat tanë – por jo shëndetin tonë! Kështu që pini sa më shumë ujë. Nëse nuk mund të pini ujin e thjeshtë, shikoni disa receta të shkëlqyera për pijet me fruta (përgatitni më herët!).

Provoni diçka të re

Një shembull është se, gjatë vitit të parë të mësimdhënies, unë gjithmonë bëja rishikimet e njësive të mia në të njëjtën mënyrë. Ishte e njëjta mënyrë që mësuesi im bashkëpunues i bëri ato. Mendova se kjo metodë po funksiononte shumë mirë për nxënësit e mi. Megjithatë, ndërsa bëra një hap prapa gjatë pushimit dimëror, kuptova se sistemi im po funksiononte për mua dhe traditën time, por jo domosdoshmërisht për nxënësit. Vendosa të provoj diçka ndryshe dhe jam shumë e lumtur që e bëra!

Janari është një kohë e shkëlqyer për të pyetur veten: “A ka ndonjë mësim të ardhshëm që po më streson? A ka ndonjë mënyrë për të organizuar kohën time që do më bëjë të ndihem mirë?” Me sy të freskët dhe një shpirt të rinovuar, tani është një kohë e mirë për të parë përreth dhe për të pyetur veten: “Çfarë duhet të ndryshoj?”. Të qenët nxënës gjatë gjithë jetës është një dhuratë për veten time dhe një dhuratë për nxënësit e mi. Janari është një kohë e shkëlqyer për të provuar diçka të re, për të larguar diçka që nuk funksionon dhe për të pasur një mendje të hapur.

Pastroni klasën

Me atë perspektivë të freskët pas pushimit dimëror, janari është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të parë nëpër klasë dhe për të vendosur se çfarë duhet të hidhet. A ka projekte, rrëmujë, gjëra që po rëndojnë klasën tuaj nga vjeshta? A keni rrëmujë dhe tufa letrash që vërtet nuk ju shërbejnë – koha e tyre ka ikur dhe tani është koha për t’i hequr qafe ato. 

Hudhni dhe mos shikoni mbrapa! 

Planifikoni pushimet tuaja pranverore – në janar!

Sapo mbaruam pushimet, kështu që duket e çuditshme të mendojmë për një tjetër! Jo për mua! Kam mësuar me kalimin e viteve se është e rëndësishme t’i mbaj ato ngjarje të veçanta në horizont për të më ndihmuar të kapërcej përgjumjen e muajve të ftohtë të dimrit. Pra, nëse nuk e keni bërë tashmë, filloni të mendoni për pushimin e pranverës.

Para së gjithash a keni pak kohë pushim? Nëse po, sa kohë, dhe ku mund të shkoni? Dëshiron të bësh diçka të thjeshtë, si p.sh. të ftosh familjen ose miqtë në shtëpinë tënde? Apo dëshiron të udhëtosh diku… ndoshta diku ku është ngrohtë dhe bukur? A po planifikon diçka në mes?

Tani është koha e duhur për të filluar të shikoni çmimet dhe të merrni ofertat më të mira për udhëtime. Filloni të mendoni për pushimin e pranverës dhe kontrolloni disa çmime! Tashmë është janar… marsi do të jetë këtu para se ta kuptoni!

Burimi: Klikoni këtu 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Truket e mësimdhënësve për muajin janar

Next Article

Kualifikimi i mësuesve për vitin 2021-2022 do të zhvillohet në datën 9 prill

Related Posts