Trajnim me kredite më 28 korrik për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe në arsimin gjithëpërfshirës”

Qendra e Trajnimeve Albas  zhvillon në datën 28 Korrik trajnimin me kredite për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”. Ky modul është i akredituar nga MASR dhe përmban 1 kredit. 

Trajnimi mbahet nga trajnerja Denata Toçe, specialiste e njohur në fushën psiko-sociale, duke ofruar shërbim në nivel të lartë profesional. 

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

•Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

•Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.

•Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom, dhe kushton 1000 lekë të reja. Pagesa bëhet në bankë përmes llogarisë bankare të Albas. 

Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni formularin e mëposhtëm:

Jeni të lutur të kontaktoni në: 

0697070480 

ose në adresën trajnime@albas.al

©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Poezi nga mësuesja Vera Ujka

Next Article

Viti shkollor 2021-2022 do të nis dy javë përpara datës zyrtare, Kushi: Do zhvillohet mësimi plotësues

Related Posts