“Toka në Shkollë”, programi më i ri i MAS/ Ministrja Kushi inauguron miniserrën e shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”

“Toka në Shkollë” është programi më i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserrave në mjediset e shkollave. Ky program ka nisur me Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.

“Toka në Shkollë” është programi më i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserrave në mjediset e shkollave. 

Ky program ka nisur me shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila këtej e tutje do të ketë një miniserrë bashkëkohore ku nxënësit e saj me aftësi ndryshe do të mësojnë se si të kultivojnë lule dhe bimë, më mënyrë që në të ardhmen të kenë një profesion që mund ta përdorin pasi të kenë mbaruar shkollën.

E pranishme në ceremoninë simbolike të përurimit të kësaj miniserre, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se ky është një model i shkëlqyer dhe kontribut i jashtëzakonshëm, të cilit do t’i referohen për të bërë struktura të ngjashme edhe në shkollat e tjera. Kushi shtoi se tashmë mbetet që ky ambient të shfrytëzohet dhe të mirëmbahet sa më mirë nga ana e nxënësve dhe mësuesve.

Ministrja falënderoi partnerët në këtë projekt, organizatën “Përtej Barrierave” dhe bankën “Credins”, e cila nëpërmjet platformës së parë të mbledhjes vullnetare të fondeve në Shqipëri “SMILE”, financoi këtë projekt. 

Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi ndryshe. Kjo miniserrë do të jetë një mjedis i sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit për të kryer aktivitete praktike dhe  për të përmirësuar aftësitë e tyre motorike, punës në grup, vetëbesimin, komunikimin dhe aftësitë e tjera të jetës, do të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi hortikulturën dhe se si të rrisin lulet dhe perimet. Ky ambient do të shërbejë edhe për promovimin e një stili të shëndetshëm të jetesës, do të stimulojë punën në grup nëpërmjet aktiviteteve për fëmijët dhe prindërit e tyre, si dhe vullnetarët.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Qëndrimet e mësuesve ndaj arsimit gjithëpërfshirës: faktor favorizues apo pengues?

Next Article

Heronjtë e vërtetë

Related Posts