Një grup nxënësish të shkollës “Musine Kokalari” kanë udhëtuar drejt Prizrenit ku kanë ndaluar në shkollën “Abdyl Frashëri”. Në mes nxënësve të dy shkollave u zhvilluan dy ndeshje, skuadrat e djemve u përballën në futboll ndërsa vajzat në volejboll.
Lidhjet apo binjakëzimet mes shkollave janë gjithnjë të frytshme për shkak të bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencave të mësuesve por edhe aktiviteteve të përbashkëta që zhvillojnë nxënësit nën drejtimin e mësuesve. Sporti ka bashkuar shkollën “Musinë Kokalari” në Tiranë dhe shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren.
Një grup nxënësish të shkollës “Musine Kokalari” kanë udhëtuar drejt Prizrenit ku kanë ndaluar në shkollën “Abdyl Frashëri”. Në mes nxënësve të dy shkollave u zhvilluan dy ndeshje, skuadrat e djemve u përballën në futboll ndërsa vajzat në volejboll.
Më e rëndësishme se rezultati ishte marrëdhënia e ngrohtë që u krijua mes nxënësve dhe drejtuesve të të dy shkollave. Gjatë këtij aktiviteti të përbashkët ishin të pranishëm edhe titullarë të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit.
Në përfundim të takimit, shkolla “Musine Kokalari” ftoi shkollën “Abdyl Frashëri” në Tiranë për të zhvilluar aktivitete të tjera të përbashkëta.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.