Në vendin tonë sapo është themeluar, për herë të parë, “Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë”. Kjo përfaqësi ka për qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.
Për herë të parë në Shqipëri është themeluar “Parlamenti i Nxënësve”, i cili do të shërbejë si një forum ku do të dëgjohet zëri i nxënësve në funksion jo vetëm të përmirësimit të cilësisë së arsimit, por edhe eksperiencës së tyre shkollore. “Parlamenti i Nxënësve” ka një përfaqësi në nivel kombëtar me të drejtë anëtarësie për dy vite dhe ka për qëllim forcimin e pjesëmarrjes aktive të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në proceset e vendimmarrjes dhe në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, Zëvendësministrja për Rininë Znj. Lorena Haxhiu, përfaqësues të institucioneve të arsimit parauniversitar, nxënës e prindër të ftuar, mësues koordinatorë, mësues ndihmës dhe drejtues shkollash etj.
Duke iu drejtuar parlamentarëve të zgjedhur, Ministrja Shahini u shpreh se MASR është ministria e të rinjve dhe fëmijëve, prandaj edhe vendimet duhet të merren duke i dëgjuar fëmijët dhe të rinjtë.

Besa Shahini, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
“Kemi dëgjuar të rriturit, mësuesit ose prindërit, por kësaj i erdhi fundi sot. Mësuesit ose prindërit do të jenë gjithmonë partnerët tanë që të arrijmë më të mirën në sistemin e arsimit, por duam të dëgjojmë direkt edhe nga ju për shkak se është shumë e rëndësishme të mësojmë nga ju se si ndikoheni nga vendimet që ne marrim çdo ditë”- ka thënë Ministrja Shahini.
Sipas ministres Shahini, angazhimi në “Parlamentin e Nxënësve” përbën një ushtrim demokracie dhe vullnetarizmi. “Deputetët e rinj mësojnë për vlerat e të shërbyerit bujar në komunitet, ku punohet jo për interesin personal por për të mirën publike dhe interesin e përbashkët të të gjithë nxënësve”, nënvizoi ajo. Ndër të tjera, Ministrja Shahini u shpreh në lidhje me diversitetin shoqëror që përfaqëson ky parlament historik: “Arritje të mëdha të kësaj nisme janë numri i lartë i vajzave, i fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të nxënësve që vijnë nga pakicat e përfaqësuara. Këtu përfaqësohet diversiteti shoqëror në shkolla”, u shpreh ajo teksa u ka kërkuar nxënësve që të sjellin idetë e tyre origjinale, dhe jo të prindërve apo mësuesve të tyre”.

Në këtë seancë të parë janë zgjedhur kryetari dhe zëvendëskryetarët e Parlamentit të Nxënësve, anëtarët e Sekretariatit Teknik. Ndërkohë që janë bërë ndarja e anëtarëve të Parlamentit në komisionet parlamentare, angazhimi për ndarjen e detyrave mbi hartimin e rregullores dhe vendosja e datës së mbledhjes së ardhshme – mbyllja e punimeve. Anëtarët mblidhen tre herë në vit për të diskutuar çështjet e rëndësishme për ta, si dhe për iniciuar aktivitete në nivel kombëtar.
N. Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
169938 10495 Youre so cool! I dont suppose Ive read anything like this before. So nice to locate somebody with some original thoughts on this subject. realy thank you for starting this up. this site is something that is needed on the web, someone with just a little originality. beneficial job for bringing something new to the internet! 176462
643123 613078not everybody would need to have a nose job but my girlfriend truly needs some rhinoplasty coz her nose is kind of crooked- 873683