Tetori i Librit, nxënësit e “The Independet College of Tirana” takim mbreslënës me poeten Rita Petro

Me rastin e Tetorit të Librit vet nxënsit e “The Independet College of Tirana” organizuan një aktivitet letrar me poeten e mirënjohur Rita Petro.Bashkëbisedimi e pyetjet mbi poezinë, letërsinë, librat, interpretimet nga nxënësit, sollën një atmosferë vërtetë të këndshme,teksa nuk munguan edhe notat në piano.

Me rastin e Tetorit të Librit vet nxënësit e “The Independet College of Tirana” organizuan një aktivitet letrar me poeten e mirënjohur Rita Petro. 

Poezia e Znj.Petro ishte kryefjala e këtij takimi teksa nxënësit patën mundësi që jo vetëm të bashkëbisedonin në lidhje me librat e letërsinë por edhe të bënin pyetje të cilat tregun se ata ishin tepër të interesuar si lexues dhe njohës të letrave shqipe. 

Nuk munguan interpretimet vertëtë të ndjera nga nxënësit të cilët kishin zgjedhur disa nga poezitë më domethënëse të Rita Petros. 

Bisedat vazhduan më pas këndshëm për gjithçka rreth figurës së poetes dhe aktiviteteve të shumta që ajo ndjek. 

“Siç tashmë është bërë traditë në kolegjin tonë, në muajin tetor, muajin e letërsisë ne ftojmë emra të spikatur, që kanë dhënë kontribut të çmuar në letërsinë shqipe. Sot patëm të ftuar një poete të veçante, plot ngjyra, një zë të fortë të letërsisë shqipe, zonjën Rita Petro. Poezia e saj ishte kryefjala e këtij takimi, por në fakt biseda vazhdoi shumë këndshëm për gjithçka rreth figurës së saj dhe aktiviteteve të shumta që zonja Petro ndjek”, u shpreh kështu mësuesja Desjana Elezi. 

Për gjithë atmosferën e krijuar në këtë aktivitet të  “The Independet College of Tirana”, poetja ka dhënë dhe mbresat e saj. 

“U ndieva shumë e privilegjuar nga ftesa, e cila më erdhi nga vetë nxënësit e ‘The Independet College of Tirana’. Përgatitja e tyre më emocionoi shumë. Ata ishin lexues aq të mirë të librave dhe interpretues të mrekullueshëm. Pyetjet e tyre të mençura dhe bashkëbisedimi me ta ma bënë këtë ditë tetori akoma me më shumë diell. Kjo tregon se me sa pasion dhe profesionalizëm punohet në këtë shkollë. Faleminderit të gjithë mësueseve të pranishme, e në veçanti mësueset Lindita e Desiana që treguar një frymë aq të moderuar në komunikim me nxënësit. Faleminderit drejtoreshë Mina, e cila kujdeset për çdo detaj të kësaj shkolle me mjedise të mrekullueshme në Ballkonin e Dajtit, aty ku ka ajër të pastër e gjelbërim në çdo stinë”, tha poetja Rita Petro.

Kolegji “The Independent” për më shumë se 20 vite ofron një sistem edukativo-mësimor bilingual  për fëmijë dhe nxënës të moshave 5-18 vjeç.

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Shikimi jo i mprehtë po ul interesin për mësimet, Depistimi: 1 në 7 fëmijë me probleme. Mjekët në alarm për sytë

Next Article

Tetori i Librit, nxënësit e "The Independet College of Tirana" takim mbreslënës me poeten Rita Petro

Related Posts