Kjo është një ide kreative për realizim testimi digjital, ku dija jepet dhe kontrollohet në mënyrë kreative dhe argëtuese për nxënësit. Propozimi pedagogjik i shkollës “Frymë Dashurie”, Gjirokastër ka si bërthamë lojën e njohur botërisht “Kush do të bëhet Milioner”.

Kështu mësuesi nëpërmjet një Pwer Point-i vendos pyetjet dhe opsionet, dhe në komunikim direkt me Skype, në saj të opsionit share screen, i lidh nxënësit me lojën. Pas përfundimit të kohës për çdo pyetje nxënësit me mesazh personal i dërgojnë atij përgjigjen e tyre. Në fund bëhet korrigjimi dhe vlerësimi.
“Nga eksperienca ju sigurojmë se nëse mësuesi ka përgatitur pyetjet në mënyrën e duhur, atëherë në saj të kësaj metode mund të arrijë një shkallë të mirë angazhimi kreativ dhe vlerësimi objektiv”, kështu na ka shkruar Thodhori Qesko, mësuesi i Filozofisë dhe njëherësh drejtori i gjimnazit jopublik “Frymë Dashurie”, Gjirokastër.
Më poshtë do të gjeni një shembull të një testimi digjital, në formatin PDF
Shkolla: Frymë Dashurie, Gjirokastër
Klasa: XI
Lënda: Filozofi
Tema: Testim i periudhës së dytë
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.