Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën

Vëllimi “Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën” ka fituar çmimin ndërkombëtar “Manuel Llano” (2010) dhe çmimin e bashkimit europian për letërsinë (2013).

Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën është një sfidë e vërtetë ndaj shumicës së rregullave të pranuara në letërsinë tonë për formën e një tregimi. Të gjitha tregimet e këtij vëllimi rrokin tërë përvojën e gjerë njerëzore, duke na vendosur në çdo cep të botës, që nga viset e thata të brigjeve mesdhetare, deri te faqet e shkrimtarit gjenial serb Milorad Pavić: ky është i gjithë udhëtimi. Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat-i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore. Ato presin, kërkojnë apo eksplorojnë mundësinë e një zbulimi që nuk mbërrin në të tashmen e tyre të mpirë, edhe pse, çuditërisht, ato duken të paafta që të ndërmarrin ndonjë veprim të dobishëm, me përjashtim, ndoshta, të Lenës joshëse,e cila na shkruan që nga bota pluskuese e ëndrrave. Siç na thotë mistika esufive, shpirti kërkon ndryshimin dhe, për pasojë, palëvizshmëria është njësoj me vdekjen e ngadaltë që na përgjon gjithandej, duke na përndjekur nëpër rrugë dytësore, vendparkime të zbrazëta apo hotele plot me turistë. Kjo është shkretëtira e realitetit, ku, fatlumë ose jo, jemi robër, në atë mënyrë që fati apo rastësia (një ngjarje e parëndësishme, një humbje ndjenjash në një plazh nudist, një aksident ajror që nuk ndodhi kurrë) është ai që, si ndonjë shpërthim, na zbulon fytyrën e vërtetë të vetmisë sonë.

Cristian Crusat (1963) është autor i vëllimeve me tregime “Statujat” (Pre-Textos, 2006) dhe “Të qetë në kohë lufte” (Pre-Textos, 2010). Ka botuar ese, përkthime dhe artikuj letrarë në revista të ndryshme spanjolle dhe hispano-amerikane, si Revista de Occidente, Letra Internacional, Punto departida.

Aktualisht punon si lektor i spanjishtes për të huajt.

Vëllimi “Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën” ka fituar çmimin ndërkombëtar “Manuel Llano” (2010) dhe çmimin e bashkimit europian për letërsinë (2013).

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Matematikë, të ndërtojmë mjete mësimore

Next Article

Mësimet e jetës sipas një mësuesi!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427