Jo vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.
Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.
Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç, shkruan DW.
Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë.
Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës
Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.
Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
809812 426441Hello there, I discovered your blog by way of Google at the same time as looking for a comparable subject, your web site got here up, it seems to be wonderful. Ive bookmarked it in my google bookmarks. 980470
276631 439528Deference to op , some superb entropy. 130848