Tekstet shkollore duhet të plotësojnë 13 standarde

Ministri Bajrami raportoi para Komisionit Parlamentar për Arsim për çështjen e teksteve shkollore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim rreth çështjes së teksteve shkollore, me ç’rast tha se tashmë është aktivizuar Këshilli i ekspertëve për programe dhe tekste shkollore për të përgatitur tekstet.

Ministri Bajrami theksoi se është krijuar mekanizmi që për çdo vit do të rishikojë tekstet shkollore dhe t’i lejojë ato për përdorim në shkolla.

Ai theksoi se Komisioni ka krijuar 13 standarde, të cilat duhet t’i plotësojnë tekstet, ndërsa tha se edhe gjatë këtij viti ka mundësi që mund të tërhiqen disa tekste që kanë përmbajtje jo të duhur, siç janë tekstet e Historisë, Gjeografisë, Gjuhës shqipe, por edhe të Edukatës Qytetare.

Ministri theksoi se disa ndryshime mund të bëhen vetëm me ndryshimin e infrastrukturës ligjore, ndërsa tha se këtë vit është në agjendë edhe Projektligji për Tekstet Mësimore.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe çështjen e çantave të rënda të nxënësve, tekstet për nxënësit e Luginës së Preshevës, furnizimin e komunitetit boshnjak e turk me tekste shkollore, ruajtjen e teksteve shkollore dhe kthimin e tyre, stoqet e krijuara me tekste shkollore, etj. 

Ministri Bajrami shpalosi planet për rregullimin e këtyre çështjeve, me theks të veçantë lirimin e nxënësve nga barra e rëndë e çantave, për të cilën tha se është problem global, por theksoi se po punohet pa ndërprerë për të gjetur zgjidhjen afatgjatë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
31 comments
  1. 805670 865468You ought to get involved in a contest personally of the finest blogs on-line. I will recommend this page! 459779

  2. 191164 211949In fact your creative writing abilities has encouraged me to get my own site now. Really the blogging is spreading its wings rapidly. Your write up is a good example of it. 802590

  3. 491423 241041Wonderful blog here! Also your website loads up fast! What host are you employing? Can I get your affiliate link to your host? I wish my site loaded up as quickly as yours lol 873720

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Algjebra, pengesë e panevojshme për nxënësit?!

Next Article

Ministri Bajrami priti rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427