Tekstet digjitale të miratuara nga MAS

Ftojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë, mësues, nxënës,drejtues, prindër, të njihen nga afër me tekstet shkollore digjitale të Sh. B.Albas, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për klasat 10 dhe 11, për vitin shkollor 2016-2017 (Gjuha Shqipe 10Letërsia 10Qytetari 10Histori 10Gjeografi 10Arte. Teatër 10Arte. Muzikë 10Arte. Art pamor10Matematika 10-11 Pjesa parëFizika 10-11 Pjesa parëKimia 10-11 Pjesa parëBiologjia 10-11 Pjesa parë, Historia e Arteve 11Gjuha Shqipe dhe Letërsia 11Kimia 11Biologji 11Histori e Qytetërimit Botëror 11) duke klikuar:

http://portalishkollor.al/katalogu/rafti.html

Sh.B. Albas, në përmbajtjen lëndore të teksteve shkollore digjitale 2016-2017, ka pasqyruar të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet e mësuesve dhe nxënësve, që kanë një vit që po i përdorin e-librat albas me sukses. Gjithashtu, çdo lëndë është pasuruar me bazë didaktike audio-vizuale më të përparuar, me pyetësorë për kontrollin e njohurive në tri nivele (bazë, i mesëm dhe i përparuar), me detyra interaktive, me skema dhe çështje studimore për përforcimin e njohurive, me informacione shtesë dhe çdo material tjetër mbështetës për një mësimdhënie të efektshme dhe rezultate më të larta të nxënësve.

Të gjithë mësuesit që janë të interesuar për t’i përdorur tekstet digjitale Albas gjatë sezonit të përzgjedhjes, duhet të dërgojnë një email me të dhënat personale (emër, mbiemër, qyteti/rrethi, emri i shkollës, klasa, lënda, e-mail, nr. i telefonit) në adresën info@portalishkollor.al, ose të telefonojnë në numrin 04 231 9002. Pas kësaj do të pajisen menjëherë me kodin e regjistrimit, që shërben për t’i identifikuar si përdoruestë klasës virtuale dhe si anëtarë të Portalit Shkollor.

Më pas vijohet me procedurën e regjistrimit (shkarkimin e platformës dhe instalimin e librit digjital Albas), duke ndjekur hapat e përshkruar në:

http://portalishkollor.al/e-libri/hapat-per-shkarkim.php  

Pas regjistrimit në Portalin Shkollor dhe zgjedhjes së lëndës do t’ju hapet rafti i librit dhe ju duhet të vendosni kodin e librit digjital, të cilin e gjeni në faqen e fundit të tekstit shkollor.

Duke filluar nga dita e hënë, dt. 29 gusht, për çdo nevojë që do të keni në lidhje me platformën dhe shkarkimin e e-librave albas, jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë jo vetëm në mënyrë elektronike, por edhe duke ardhur vetë në shkollën tuaj, sapo ju të na njoftoni në adresën info@portalishkollor.al ose në numrin 04 2319002.

Shembull pyetësori në tekstin shkollor digjital albas, Matematika 10

http://klasaime.al/librat_digjital/Matematika_10/kuice/kuic_10/

Shembull pyetësori në tekstin shkollor digjital albas, Gjuha Shqipe 10

http://klasaime.al/librat_digjital/Gjuha_Shqipe_10/materiale/pyetesore/fq_31_test_2/

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Pedagogia-Studentëve: “Mos e harroni kurrë: Ju jeni profesorë!”

Next Article

T’a bëjmë këtë botë të vërtetë!

Related Posts