Teknologjia dhe edukimi, ja 6 teknika mësimdhënieje

Në ditët e sotme edukimi ka më shumë rëndësi me inkurajimin e nxënësit dhe me rritjen e kuriozitetit dhe dëshirës për të mësuar

Edukimi, ashtu si çdo fushë tjetër e shoqërisë tonë, është zhvilluar përgjatë viteve. Teknikat tradicionale të mësimdhënies, të bazuara kryesisht në shpjegimin e mësuesit dhe nxënësit që mbajnë shënime, mund të jetë akoma e dobishme me raste, por në ditët e sotme edukimi ka më shumë rëndësi me inkurajimin e nxënësit dhe me rritjen e kuriozitetit dhe dëshirës për të mësuar.

Më poshtë ju paraqesim disa teknika që kanë lindur nga integrimi i teknologjisë në edukim.

1.      Klasa e kthyer

Modeli i klasës së kthyer përfshin inkurajimin e nxënësve për t’u përgatitur për mësimin para mësimit. Gjithashtu klasa bëhet një ambient më dinamik në të cilin nxënësit zhvillojnë atë që kanë mësuar. Nxënësit përgatisin një temë në shtëpi në mënyrë që ditën tjetër klasa t’i përkushtohet përgjigjeve të çdo pyetje që kanë rreth asaj teme.

 2.      Mendimi dizenjues

Kjo teknikë është e bazuar në zgjidhjen e rasteve të jetës së përditshme si analiza në grup, pyetje-përgjigje rrufe, inovacion dhe ide kreative. Edhe pse “mendimi dizenjues” është një metodë e strukturuar, në praktikë mund të bëhet shumë e rromujshme dhe në disa raste mund të mos ketë zgjidhje. Kjo metodë përgatit nxënësit për jetën reale dhe zgjeron kuriozitetin e tyre, aftësitë analitike dhe kreativitetin.

3.      Të mësuarit vetë

Kuriozitetiështë nxitësi kryesor i të mësuarit. Si një princip kryesor për të mësuarin, ka pak kuptim të detyrosh nxënësit të memorizojnë tekste të shumta të cilat do t’i rikujtojnë me vështirësi ose do t’i harrojnë vazhdimisht. Çelësi është t’i lejosh nxënësit të fokusohen në eksplorimin e një fushë të cilën ata preferojnë dhe të mësojnë vetë për të.

4.      Mësimi nëpërmjet lojërave

Të mësuarit nëpërmjet lojërave është një metodë që është përdorur nga disa mësues në shkollat fillore dhe 9-vjeçare. Duke përdorur lojërat, nxënësit mësojnë pa e vënë re. Por të mësuarit nëpërmjet lojërave është një teknikë mësimdhënie shumë efektive në çdo moshë. Gjithashtu është një teknikë mjaft e mirë për t’i mbajtur nxënësit të motivuar. Përshembull: përdorimi i pyetësorëve në një orë mësimi është mjaft efektiv në momentin që ka të bëjë me grumbullim pikësh. Në këtë mënyrë nxënësit do ta shijojnë garën dhe do të mësojnë gjithashtu nga njëri-tjetri.

5.      Media sociale

Një variant tjetër është përdorimi i rrjeteve sociale në klasë. Nxënësit në ditët e sotme janë gjithmonë të lidhur me rrjetet sociale dhe duan pak motivim që ata të lidhen me median sociale në klasë. Mënyrat që mund të përdorni janë të shumta pasi edhe media ka qindra të tilla në internet. Një shembull është që nxënësit të futen në profilet e këngëtarëve të preferuar në Facebook, të shikojnë komentet që bëhen aty dhe të gjejnë gabimet gramatikore. Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar gramatikën e gjuhës angleze.

6.      Mjetet mësimore falas online

Ka qindra mjete mësimore falas që mund të gjenden online të cilat mësuesit mund t’i përdorin për pjesmarrjen e nxënësve dhe gjithashtu edhe argëtimin në klasë. Mësuesit mund të krijojnë një klasë interaktive dhe dinamike duke përdorur, përshembull, pyetësor online për të testuar dijet e nxënësve. Kjo do të thotë që mund të ndani burime mësimore direkt me secilin nga nxënësit online dhe madje të aplikoni edhe modelin e klasës së kthyer në metodën tuaj të mësimdhënies.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mund të transmetohet SIDA nëpërmjet puthjeve?

Next Article

Kuptimi leksikor i fjalëve “kamë dhe kam”

Related Posts