Të rinjtë për të rinjtë, mbyllen zgjedhjet e para për “Parlamentin e nxënësve”

Plot 140 kryetarë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Shqipërisë, do të përfaqësojnë shkollat e bashkive të tyre në “Parlamentin e nxënësve” të Shqipërisë. Ai do të shërbejë si një organ këshillimor pranë MASR.

Janë mbyllur zgjedhjet e para për “Parlamentin e Nxënësve” të Shqipërisë. 140 kryetarë nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të përfaqësojnë shkollat e bashkive të tyre në “Parlamentin e nxënësve”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini, në një postim në rrjetin e saj social Facebook.

Jam super e impresionuar me angazhimin dhe seriozitetin e garuesve dhe mezi po pres që deputetët e rinj të themelojnë parlamentin dhe të fillojmë me debatet për cilësinë e shërbimit arsimor nëpër shkolla” – theksoi Shahini në postimin e saj. Ajo u shpreh gjithashtu se: “për të gjithë ata që nuk kanë marrë votat e duhura për të qenë pjesë e parlamentit, kini parasysh se do të organizojmë aktivitete në secilën bashki”.

“Parlamenti i Nxënësve” të Shqipërisë do të shërbejë si një organ këshillimor pranë MASR, në fokus të punës të të cilit do të jetë zhvillimi dhe thellimi i çdo lloj politike që synon drejtpërdrejtë përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve në vend, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike, si dhe angazhimin e shtuar të tyre në vendimmarrje.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çdo të thotë të jesh një mësues model?

Next Article

Portofoli i praktikës profesionale, profili Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427