Të rinjtë ndryshojnë botën. E ardhmja u përket atyre!

“ YOU ARE SPECIAL!” Lajtmotivi që u bë refren i tre ditëve veprimtari me miqtë nga vende të ndryshme të cilët vizituan shkollën “E Kuqe” këtu në kryeqytet.

Ky projekt u mundësua nga organizata “Të rinjtë me një mision” Shqipëri në bashkëpunim me “Të rinjtë me një mision” Letoni. 

Për 3 ditë me radhë në datat 2, 3 dhe 4 shkurt holli i shkollës u shndërrua në një mjedis festiv këmbimi kulturash, mesazhesh miqësie, inkurajimi të ndërsjellë.

Së bashku me nxënësit e klasave III, VI, VII, studentët e huaj nga Letonia, Belgjika, Estonia dhe USA, treguan se edhe pse të ndryshëm nga kombësia, kultura, zakonet, kemi nevojë për njeri-tjetrin… Kur jemi bashkë mund të arrijmë më shumë, në shkollë, në punë e në jetë… 

Përmes dramatizimeve, dialogut, lojërave muzikore, nxënësit u inkurajuan mbi të vërtetën se gjithsecili është i VEÇANTË – SPECIAL dhe këtë ia thanë me gjithë zemër njëri- tjetrit.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mjekësia, kushtet e reja të pranimit për maturantët

Next Article

“Hirushja” u vu në skenë nën interpretimin e studentëve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427