Çfarë është të mësuarit bazuar në projekte (MBP)?
Të mësuarit bazuar në projekte është një metodë mësimore ku nxënësit marrin njohuri dhe i zbatojnë ato, duke punuar në një projekt në të cilin ata hulumtojnë në thellësi një temë apo problem të caktuar. Ashtu si të gjitha metodat mësimore, MBP nuk është e pavarur. Ajo bën thellimin e njohurive të marra në klasë dhe zbatimin e tyre në praktikë duke thelluar të kuptuarit e koncepteve nga ana e nxënësve.
Cilat janë përfitimet e nxënësve?
Në MBP, nxënësit punojnë për të hetuar koncepte duke bërë zgjedhjet e tyre. MBP është interesant për nxënësit, shton interesin e nxënësve, dëshirën për punë, ndihen të barabartë në angazhim, praktikojnë aftësitë e tyre gjë që çon në rritjen e rezultateve në mësim si dhe i përgatit për jetën.
Cilat janë përfitimet e mësuesve?
Mësuesit pasi kanë dhënë detyrat dhe kushtet e nevojshme për projektin, do të jetë vetëm udhëzues dhe lehtësues. Janë nxënësit ata që do të bëjnë punën. Mësuesi vlerëson vetëm me një notë në përfundim të projektit.
Çfarë është e nevojshme për tëmësuarit bazuar në projekte (MBP)?
– Përmbajtja kryesore. Projekti është i bazuar në njohuri të kyçe që kanë marrë në mësim.
– Kompetencat kyçe. Nxënësit ndërtojnë kompetencat kyçe të vlefshme për botën e sotme si të menduarit kritik, bashkëpunimi, komunikim, krijim etj.
– Hulumtim i thellë. Nxënësit janë të angazhuar në një proces të zgjatur, duke kërkuar, duke bërë pyetje, duke përdorur burimet dhe duke u përgjigjur.
– Ndërtimi i pyetjeve. MBP është fokusuar në një pyetje të hapur që nxënësit do të t’i japin përgjigje në fund të kërkimit.
– Zgjedhjet dhe vendimet. Nxënësit do të zgjedhin, vendosin në lidhje më atë se çfarë do të krijo një (produktin), si do të përdorin kohën, burimet etj.
– Rishikimi. Gjatë MBP, nxënësit aftësohen të rishikojnë punën, për të bërë ndryshime apo për të bërë hetime të mëtejshme.
– Audienca. Nxënësit paraqesin punën e tyre përpara njerëzve të tjerë siç janë shokët e klasës, mësuesja por dhe prindërit.
Si mund të planifikojmë një aktivitet me të mësuarit bazuar në projekte (MBP)
- Vendos standarde për punën.
- Ndërto problemin dhe pyetjet bazuar mbi një informacion.
- Planifikoni se çfarë doni ju që të bëjnë nxënësit gjatë këtij hulumtimi.
- Ndërto një plan.
- Vëre planin në zbatim.
- Rishiko dhe bëj ndryshimet e duhura.
- Prezanto.
(Përgatiti: Drita Kolndreu, Burimi: Buck Institute for Education)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.