“Të jesh një mësimdhënës në ditët e sotme është bërë e vështirë…”

Artikull nga Esterina Prendi, si refleksion i një pune 5-vjeçare si mësuese matematike në një shkollë të mesme profesionale në Durrës.

Mësimdhënia është një profesion i bukur, frymëzues dhe i rëndësishëm. Mësuesit janë ata të cilët formojnë breza dhe kanë në dorë fatin e shoqërisë. Sot brezat janë të prirur më shumë drejt teknologjisë dhe më pak drejt mësimit dhe librave. Pra më pak dije e konsoliduar. Edukimi sipas rregullave dhe normave është një sfidë më vete dhe një punë më e vështirë sesa formimi me dije shkencore. Mësimdhënia është një sfidë e vazhdueshme. 

Kush hap dyert e një shkolle mbyll dyert e një burgu, kjo është e vërtetë, por sa e kuptojnë brezat e sotëm e sidomos adoleshentët!

Sfida e mësimdhënies vazhdon, por mësuesit janë të lodhur, duket sikur po luftojnë me ”mullinjtë e erës”. Për të mos folur për reputacionin dhe integritetin në shoqëri të mësimdhënësit, të cilit nuk po i jepet vendi që i takon. 

Mungon stimuli monetar, por edhe social. Këtë e dëshmon edhe fakti i numrit të ulët të studentëve që zgjedhin mësuesinë çdo vit. 

Brezat e sotëm mbajnë mend vetëm shakatë, lojërat dhe elemente të caktuar të karakterit të mësuesit, ndërkohë që në brezat e mëparshëm mbajmë mend akoma me detaje element të shpjegimit dhe dijeve të marra, shprehi të mësuesve. Duket si një fazë e një krize që duhet kaluar sa më shpejt për të vazhduar udhëtimin në trenin e dijes. Patjetër që edhe mësuesit formësohen nga karaktere njerëzish të ndryshëm, por edukohen me ndjenjën e një misioni të madh për shoqërinë dhe që trashëgohet brez pas brezi.

Arsimi ka shumë elementë dhe dimensione që duhen riparë në mënyrë të vazhdueshme nga specialistë të fushës. Bashkërendimi i të gjithë elementeve prodhon një arsim cilësor dhe individ të denjë dhe të aftë që i duhen shoqërisë.

Urojmë që mësimdhënia të marrë përsëri formë dhe brezat të formohen me përmbajtje siç duhet, përndryshe s’ka ardhmëri. Detyra e një mësuesi modern nuk është të presë xhunglën, por të ujisë shkretëtirën.

Nga Esterina Prendi 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Provimi i portalit 2022, kalendari dhe listat emërore të kandidatëve për secilin profil

Next Article

Standardet profesionale për drejtuesit e institucioneve arsimore parashkollore

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427