Të gjithë njerëzit kanë anë të këqija dhe të mira

Mendo që të gjithë njerëzit kanë anë të këqija dhe të mira. Edhe shoku apo shoqja jote, të cilën ti e admiron aq shumë dhe që do të doje t’i ngjaje, ka defekte dhe anë jo pak të këndshme të personalitetit.

Pyetja e adoleshentit: Krahasoj gjithmonë veten me shoqet e mia dhe ndihem shumë inferiore ndaj tyre. Çfarë të bëj për t’u ndier më mirë?

Përgjigjen specialistët:

Në periudha të tilla, kur ende nuk është shumë e qartë se cilat janë veçantitë e personalitetit, se ç’të pëlqen apo ç’dëshiron në të vërtetë, është normale që të besosh te gjërat që bëjnë të tjerët.

Kjo shndërrohet në problem, kur “mënyra e të tjerëve” bëhet i vetmi burim referimi dhe me vlerë, duke mos i vënë veshin asaj çka dëshiron vetë. Kjo të bën të ndihesh e dështuar dhe inferiore.

Përpiqu të kuptosh se cilat janë pikat e forta të personalitetit tënd dhe nxirri ato në pah. Gjithashtu, përpiqu të përmirësosh cilësitë negative apo t’i bësh më pak të dallueshme.

Kujto

Mendo që të gjithë njerëzit kanë anë të këqija dhe të mira. Edhe shoku apo shoqja jote, të cilën ti e admiron aq shumë dhe që do të doje t’i ngjaje, ka defekte dhe anë jo pak të këndshme të personalitetit.

“Ç`po ndodh me mua, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Metoda tërheqëse të nxëni që mund t'i praktikoni me nxënësit dhe fëmijët tuaj

Next Article

Investoni në arsim, investoni për të ardhmen!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427