“Të gjithë jemi lexues”, nis Panairi i 25-të i Librit

Panairi i Librit feston këtë vit jubileun e tij të 25-të.Festimet nisën pikërisht këtë të mërkurë dhe do të vazhdojnë deri më datë 20 nëntor.Nën moton “Të gjithë jemi lexues”,ftohen për të qenë më afër librit e për të konsideruar pak “ushqim për shpirtin”,pavarësisht kohës së vështirë ekonomike që po kalojmë.

U çel sot Panairi Kombëtar i Librit, ngjarja më e madhe për librin që përfshin gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri. Në fakt ky është një vit jubile i këtij eventi. Prej 25 vitesh tashmë botuesit dhe lexuesit i bashkon një qëllim i vetëm, libri. 

Nën moton “Të gjithë jemi lexues”, Panairi “Tirana 2022” këtë vit do të mbahet më datat 16 dhe 20, si gjithmonë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9-të të darkës. 

Ceremonia e çeljes nisi në orën 11:00 në hollin e Pallatit të Kongreseve, ku ishin të pranishëm botues, shkrimtarë, ministret Kushi e Margariti, kryebashkiaku Veliaj, si dhe një numër i madh vizitorësh.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri.

Në këtë panair janë gjithsej 97 stenda ku marrin pjesë 100 shtëpi botuese. Ashtu si vitin e kaluar, do të ketë një kënd dedikuar intervistave, i njohur si “Sofaja e librit”. Programi i “Sofasë” do të presë çdo ditë njerëz të librit, shkrimtarë, përkthyes, botues, ilustrues, redaktorë etj. Intervistat e tyre do të transmetohen online. Një hapësirë e veçantë u është rezervuar edhe trevave shqipfolëse. Në panair do të ketë edhe një shtëpi botuese italiane. 

Që në hapje të panairit është vënë re një numër i madh vizitorësh të vegjël. Të tjera vizita të organizuara fëmijësh priten ditët në vazhdim, edhe nga trojet shqipfolëse përtej kufirit.

Panairi i Librit 2022 do të qëndrojë i hapur 4 ditë për vizitorët në Pallatin e Kongreseve.

Përgatiti Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Të gjithë jemi lexues”, nis Panairi i 25-të i Librit

Next Article

Nga muaji janar, nis Shërbimi për Këshillimin e Karrierës në të gjitha klasat e 9-ta

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427