“Të dashur nxënës, ne jemi një”

Stafi i mësuesve mjaft i kualifikuar, punon me shumë dëshirë që JU të arrini synimet universitare dhe kemi patur sukses. Shumë nga studentët tanë shkëlqejnë në universitetet brenda dhe jashtë vendit. Si grup i madh i pandarë NE, jemi NJË,

Të dashur nxënës të gjimnazit “Muhamer Janina”

Shumë prej jush e presin me gëzim fillimin e shkollës, disa të tjerë me kureshtje, ka nga ata që ngurojnë nga mësimet, ngurojnë nga miqësite e reja, stresohen nga rregullat apo orët e ngarkuara me detyra.

Me zemër të hapur mësuesit e shkollës sonë ju urojnë mirëseardhjen!

Shumë suksese në këtë rrugëtim tre-vjeçar në klasat e gjimnazit tonë!

Ne ju kujtojmë se ju jeni njerëz që brenda vetes keni një energji të madhe, jeni njerëz që keni filluar të ngreni projekte mbi ëndrrat dëshirat që ju ngacmojnë fantazinë.

Ju të gjithë prezantoheni në shkollë me pamje të bukur, sepse të bukurën e keni thellësisht në zemër.

Ju vini në shkollë për të vazhduar konsolidimin e personalitetit tuaj, për të forcuar njohuritë tuaja mbi përvojat e reja qofshin akademike, qofshin sociale.

Në shkollën tonë, shumë shpejt, JU do të kuptoni se rëndësi të madhe ka identiteti juaj, shëndeti juaj, perforcimi dhe pasurimi i dijeve tuaja. Ju do të ndjeni dhe përjetoni në këto vite studimi, përpjekjen e mësuesve, prindërve dhe miqve tuaj për t’u orientuar drejt udhës së duhur për t’u bërë në radhë të parë njerëz të mirë, të ndershëm, të drejtë, me vetbesimtë aftë për të gjetur se çfarë do të dëshironit të bënit në jetë.

Tek ne, në çdo moment do të gjeni mësuesin kujdestar shumë pranë për t’u mbështetur, kërkuar ndihmë, për të ndarë një shqetësim, por aq afër edhe për t’u qortuar, këshilluar e për t’u dhënë ndonjë vërejtje për gjërat e gabuara që kjo moshë tenton të provojë.

Në çdo moment të nevojshëm ne kemi bashkëpunimin me prindërit tuaj, për të parandaluar çdo gjë të keqe dhe të padëshiruar nga ne dhe ata.

Ne, mësuesit dhe prindërit tuaj, nuk do të dëshironim kurrë të rrezikoni shëndetin nga duhani, drogërat, SST, nga konfliktet, apo diskriminimet që ndodhin në kohërat e sotme për shkak të bulizmit.

Investojmë shumë për perforcimin e ndjenjave humane, tolerancën njerëzore, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes të rinjve, për respektimin e lirisë së gjithësecilit.

Stafi i mësuesve mjaft i kualifikuar, punon me shumë dëshirë që JU të arrini synimet universitare dhe në këtë pikë kemi patur sukses të padiskutueshëm.Shumë nga studentët tanë shkëlqejnë në universitetet branda dhe jashtë vendit.

Si grup i madh i pandarë NE, jemi NJË,

(mësues, drejtues, personeli i shërbimit të higjienës dhe sigurisë)

Qëllimi ynë është i përbashkët;

T’u krijojmë mjedise të pastra, të këndshme, të sigurta, t’u mësojmë të hidhni hapat e duhura drejt shtigjeve të panjohura të jetës, t’u nxisim punën dhe durimin për të mbërritur te suksesi, t’u edukojmë të mos lejoni t’u përbaltin, por edhe të mos përbaltni, të mos dorëzoheni kur humbisni, por dhe t’u jepni dorën e pajtimit kur duhet të falni.

Ne ju presim,

Mirë se të na vini!

Në emër të stafit të gjimnazit 

“Muhamer Janina”

Drejtoresha e gjimnazit

Milika

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Numri i nxënësve dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar (viti akademik 2018-2019)

Next Article

Le ta fillojmë me këmbë të mbarë

Related Posts