Talenti 10-vjeçar me performancën më të arrirë te “Kunati i shokut Xhemal”

Në festën e fundvitit të Qendrës kulturore, Elbasan, Xhon Abazi, talenti 10 vjeçar, demostroi veti shumë të mira aktoriale. Kësaj feste iu bashkuan shumë fëmijë të kësaj qendre, duke i dhënë jetë skenës me performancat e tyre.

Nën një dekor festiv, fëmijët e qendrës kulturore, Elbasan, kanë performuar për shfaqjen e fundvitit. Fëmijët të cilët ndjekin kurse në zhanre të ndryshme të artit, performuan këngë, valle, pjesë humoristike duke sjellë për të gjithë një shfaqje të mrekullueshme. 

Këto këngë i ishin përshtatur festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Për më shumë se 80 minuta, fëmijët i dhanë jetë skenës me performancat e tyre. 

Në këtë aktivitet, një hapësirë iu dedikua edhe aktrimit, ku trupa e të vegjëlve aktorialë, shkëlqyen. Ata interpretuan “Kunati i shokut Xhemal”

Xhon Abazi, djali që mbajti peshën e rolit kryesor, demostroi veti shumë të mira aktoriale. Dhjetë vjeçari, nxënës i shkollës “Sule Harri”, përveç aktrimit, i pëlqen shumë fotografia dhe muzika. Xhoni ëndërron të bëhet skenarist, talent të cilin po e ushtron që në këtë moshë. Ai i ka bërë tentativat e para në këtë disiplinë, tashmë!

Në këtë pjesë teatrore, Xhoni, tregoi se mund të përcillte me humor çdo batutë, duke shkaktuar të qeshura te publiku që e përcolli nga afër në Qendrën Kulturore. 

Qendra kulturore e fëmijëve, Elbasan, është një qendër ku fëmijët zhvillojnë kurse në zhanre të ndryshme të artit, si kurse kantoje, pikture, aktrimi, etj. Fëmijët e shikojnë qendrën kulturore si hapin fillestar në realizimin e ëndrrave të tyre, sepse ata aspirojnë për një jetë artistike mjaft të pasur. 

Xhon Abazi, aktori i vogël në rolin kryesor (Loni) 

Ju ftojmë të ndiqni më poshtë në video shfaqen e komedisë “Kunati i Shokut Xhemal”, por në versionin e performuar nga këta aktorë të vegjël me premisa të mëdha aktrimi. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si festohen Krishtlindjet në disa vende të botës?

Next Article

Çelet "Pena e petroninsave", flet Anila Shahu: një krijesë e vogël, me qëllim të madh

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427