Takohemi në stendën e Albas

Në Panairin e Librit, Albas u ka krijuar mundësinë të gjithë lexuesve të takohen me autorët e teksteve, përkthyesit, ndërsa të gjithë mësuesit dhe nxënësit mund të takohen me autorët e teksteve por edhe specialistët e Portalit Shkollor Albas për të biseduar rreth librit digjital.  

Të enjten në orën 10:00-12:00 takohemi në stendën e Albas për të diskutuarpër librin digjital. Të gjithë mësuesit e shkollave digjitale mund të takohen me specialistin e IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija, për të gjitha pyetjet që ata kanë.

Në orën 17:00-18:00 në stendën e Albas mund të takoni Ben Andonin dhe Milena Selimin.

Ditën e enjte, 10 nëntor, në orën 17:00 në stendën e Albas do të gjeni përkthyesin e dy librave “Vepra e plotë e Vasko Popës” dhe “Peizazhe të pikturuara me çaj, Ben Andoni.

Ditën e premte, 11 nëntor 2016, ora 11:00 në sallën 307, në Fakultetin i Gjuhëve të Huaja, prezantohet romani “Vita” i Melania Mazzucco i përkthyer në shqip nga Mimoza Hysa.

Ditën e premte në orën 12:00 në stendën e Albas ndodhet Tonin Çobani. Do të lexohen pjesë nga librat: “Legjenda dhe vende”, “Legjenda dhe balada”, “Lekë Dukagjini, Kështjella e ligjeve”. Kjo kohë ju dedikohet fëmijëve të cilët ne i presim në Panairin e Librit.

Nëse dëshironi të dëgjoni një histori magjepse, ejani në paraqitjen e romanit “Vita”, ditën e premte, ora 18:00 në Panairin e Librit ,pranë stendës së Insitutit Italian të Kulturës e më pas në orën 19:00 pranë stendës së Shtëpisë Botuese ALBAS, me praninë e shkrimtares Melania Mazzucco dhe përkthyeses Mimoza Hysa.

Ditën e shtunë në orën 10:30-11:30 ndodhet profesor Xhevat Lloshi. Autori ilibrit studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!” mirëpret të gjithë mësuesit e gjuhës dhe mediat për të diskutuar për gjuhën shqipe.

Në stendën e Albas ditën e shtunë, 12 nëntor, ora 12:00, psikologia Denata Toçe mirëpret psikologët e shkollave dhe mësuesit e edukatës për të biseduar për fëmijët dhe situata të ndryshme që mund të hasen në klasë dhe se si mund të zgjidhen. Mësues dhe nxënës të parashkollorit, të shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve nëse keni një çështje për të diskutuar me psikologen, Denata Toçe ju pret në stendën e Albas.

Ditën e shtunë, me datën 12 nëntor, në orën 18:00 në stendën e Albas do të gjeni përkthyesen e romanit “Danub” Alma Hafizin.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Panairi, lodrat didaktike PINO në stendën e Albas

Next Article

Albas Office, mik në shkollë, partnerë në zyrë

Related Posts
më shumë

I KEQI I VETES

“I keqi i vetes” është një roman i pazakonshëm për të zakonshmen tonë tipike shqiptare, por edhe ballkanike…

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427