Suksesi i shtëpisë botuese “Albas”

Shtëpia botuese “Albas” dhe stafi i saj i palodhshëm ka punuar fort që nxënësit e Kosovës të pajisen me tekste mjaft të arrira. Sukseset dëshmohen përmes një numri të madh tekstesh të fituara në konkurset e MASHT…

Fillimi i vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzuar si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit dhe mësuesit. Në këtë ngjarje të rëndësishme, meritë të veçantë kanë autorët dhe shtëpitë botuese, të cilët intensivisht dhe në mënyrë shumë të kujdesshme merren me tekstet shkollore. Ata kujdesen që nxënësit të marrin në duar libra cilësorë dhe të përfitojnë sa më shumë njohuri nga lëndët mësimore. 

Shtëpia botuese “Albas” dhe stafi i saj i palodhshëm ka punuar fort që nxënësit e Kosovës të pajisen me tekste mjaft të arrira. Sukseset dëshmohen përmes një numri të madh tekstesh të fituara në konkurset e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si: Abetare, Gjuhë shqipe, Dituri natyre, Arte figurative etj.

Nuk dyshojmë se nxënësit gëzohen teksa mbajnë në duar tekste shkollore, të cilat u ofrojnë dije dhe cilësi. Të kënaqur ndihen edhe mësuesit teksa punojnë me këta libra shkollorë, sepse jemi të bindur se ua ofrojnë komoditetin e duhur, si dhe prindërit, të cilët shprehin mirënjohjen e tyre. 

Suksesi i garantuar vjen si rezultat i një pune të madhe, ndaj shtëpia botuese “Albas” gjendet gjithnjë pranë jush!

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Planifikim vjetor dhe tremujor, Teknologji dhe Tik

Next Article

Krahasimi than shpirtin

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427