Studimet jashtë vendit, studentët pajisen me diplomë

Të hënën 7 mijë maturantë që duan të aplikojnë për ndjekur studimet jashtë vendit do të kenë në dorë diplomat e tyre.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar të gjitha rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore 2017.

Brenda pak ditësh do të jenë gati diplomat e të gjithë atyre maturantëve që kanë bërë kërkesë pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore për një diplomë mature shtetërore në kohën e duhur për arsye se ata duan të studiojnë jashtë shtetit. “Qendra do të punojë maksimalisht që brenda ditës së hënë çdo maturant të ketë në dorë këtë diplomë”, ka bërë me dije Rezana Vrapi e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Sipas Vrapit, Drejtoritë Arsimore në të gjithë vendin, të cilat vendosin vulën e tyre në diplomat e maturantëve, do të punojnë edhe në fundjavë me qëllim që maturantët që do të studiojnë jashtë të kenë në dorë diplomën brenda afatit të përcaktuar nga universistet jashtë vendit, ku ata do të studiojnë.

Menjëherë pas 7 mijë diplomave të para, do të nisë dhe përpunimi i diplomave për të gjithë maturantët që kanë  përfunduar me sukses provimet.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Gjuha shqipe, "zonjë e ngrysur"

Next Article

4 shkencëtarë nga Shqipëria, njëri vetëm 22 vjeç

Related Posts