Struktura e plotë e vitit shkollor 2019-2020

Më poshtë do të njiheni me strukturën shkollore të arsimit bazë, arsimit të mesëm të ulët dhe atë profesional, mbështetur në publikimin zyrtar që ka bërë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

1. Struktura e vitit shkollor 2019 – 2020 të jetë si më poshtë:

1.1. Në arsimin bazë

a. Mësim

Mësimet fillojnë me 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 12 qershor 2020.

b. Pushime

Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2020.

c. Provime

Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 13 – 30 qershor 2020.

1.2. Në arsimin e mesëm të lartë

a. Mësim

Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 19 qershor 2020.

Për maturat, viti shkollor fillon me 16 shtator 2019 dhe mbaron më 5 qersho r 2020.

b. Pushime

Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2020.

c. Provime

Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6 – 30 qershor 2020.

1.3. Në arsimin profesional

a. Mësim

Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe përfundojnë:

a.1. Më 19 qershor 2020, për nxënësit e klasave të 10-ta (për të giitha strukturat), për nxëndsit e klasave të 12-ta (për strukturën 2+2) dhe për nxënësit e klasave te 11-ta dhe te 12-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare).

a.2. Me 5 qershor 2020, për nxënësit e klasave të 11-ta dhe te 12-ta (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave te 11-ta (struktura 2+2).

a.3. Me 29 maj 2020, për të gjithë nxënësit maturantë.

b. Pushime

Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë me 5 janar 2020.

c. Provime

c.1. Provimet përfundimtare të Nivelit I dhe II zhvillohen në periudhën 8 – 19 qershor 2020.

c.2. Provimi përfundimtar I Nivelit III zhvillohet në periudhën 1 – 5 qershor 2020.

c.3. Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6 – 30 qershor 2020.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Plani i terapisë së të folurit për nxënësit me nevoja të veçanta

Next Article

Liria…e shenjtë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427