Stop celularëve në shkolla!

Në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit. Drejtoritë e institucioneve arsimore duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme të shkollës.

Në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të ligjit, 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, udhëzohet se “Në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit”

Në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënesit dhe mësuesit. Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime që nisin me masë disiplinore për nxënësit dhe sekuestrim të telefonit, i cili përfundon në Policinë e Shtetit. “Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, citohet në udhëzim.

Drejtoritë e institucioneve arsimore duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme të shkollës, duke përcaktuar masat për ndalimin e telefonit celular nga nxënësit dhe mësuesit, në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë është një vit shkollor për një nxënës?

Next Article

Plani vjetor, gjeografi klasa VII

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427