Këto standarde bëjnë të mundur që të krijohet një kuptim jo vetëm rreth hapësirave të nevojshme fizike të kopshtit, por edhe rreth faktorëve që ndikojnë në projektimin e tyre dhe cilësinë e mjedisit që duhet të arrihet brenda dhe rreth ndërtesave.
Ky standard ka për qëllim që të shërbejë si referencë për të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e planifikimit, programimit, projektimit/dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të kopshteve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese. Këto standarde janë parashikuar si për kopshtet e sektorit publik, ashtu edhe për kopshtet e sektorit privat.
Dokumenti ka për qëllim që të shërbejë si referencë për projektuesit e kopshteve dhe ndërtesave të shërbimit edukativ dhe social me interes të gjerë publik. Dokumenti përcakton dhe përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane për kopshtet në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë.
Këto standarde bëjnë të mundur që të krijohet një kuptim jo vetëm rreth hapësirave të nevojshme fizike të kopshtit, por edhe rreth faktorëve që ndikojnë në projektimin e tyre dhe cilësinë e mjedisit që duhet të arrihet brenda dhe rreth ndërtesave.
Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të kopshtit: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete, si: hapësirat për lojë dhe parkim. Këto standarde mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe për nivele të ndryshme, duke përfshirë:
• Projektimin e kopshteve të reja;
• Projektimin e kopshteve në objekte me përdorim miks;
• Projektimin e zgjerimeve të kopshteve ekzistuese;
• Vlerësimin dhe përmirësimin e hapësirave të kopshteve ekzistuese;
• Studimin e orendive dhe pajisjeve të kopshteve, si dhe furnizimin me to;
• Bazën referuese për studime rreth shfrytëzimit dhe efikasitetit të ndërtesave.
Përveç kësaj, në këto standarde përfshihen përcaktime për nivelet më të larta dhe më të ulëta dhe rreth projektimit të hapësirave edukuese dhe atyre pritëse të ndërtesave edukative sociale, duke marrë parasysh nevojën për përshtatshmëri dhe fleksibilitet në të ardhmen, si dhe efikasitetin në kosto. Në këtë mënyrë, standardet e paraqitura synojnë që të japin një kontribut thelbësor për projektimin e mirë të ndërtesave të kopshteve.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.