Publikimi “Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç” u hartua në kuadrin e bashkëpunimit të Institutit të Zhvillimit të Arsimit me UNICEF-in. Në të kombinohen natyrshëm një sërë elementësh.
Shqipëria është në procesin e zhvillimit të një modeli gjithëpërfshirës dhe të integruar të arsimit parashkollor, në të cilin kombinohen natyrshëm procesi i edukimit, i kujdesit shëndetësor, i arsimimit, i lojës së fëmijëve dhe i kujdesit profesional ndaj zhvillimit të tyre.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse ka zënë vendin e saj të rëndësishëm edhe në planin strategjik, në të cilin Ministria eArsimit dhe e Sportit ka përcaktuar qëllimet dhe pritshmëritë për të rritur dhe zhvilluar më tej komponentët përbërës të këtij niveliedukimi.
Gjithashtu, ndërhyrjet rrënjësore për të rritur cilësinë e edukimit dhe të mësimdhënies në këtë nivel të sistemit arsimorparauniversitar po paraprihen nga politikat e reja që po ndërmerr MAS-i, të tilla si:- përgatitja e të gjitha kushteve për ta bërë arsimin për moshën 5-6-vjeçare të detyruar;- zgjatja e arsimit të detyruar nga 9 në 10 vjet, i cili do të fillojë me vitin përgatitor;- përafrimi i kurrikulës së re të arsimit parashkollor me kurrikulën e Kosovës, në kuadrin e përafrimit dhe të unifikimit tëkurrikulave të arsimit parauniversitar të të dyja vendeve.
Në thelb të kësaj ndërhyrjeje do të mbetet sigurimi që të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, aftësie dhe etnie të kenë qasje të barabartënë shërbimet e ofruara, të nxitet dhe promovohet një qasje cilësore edukative me fëmijët përmes rritjes së ndërgjegjësimitmbarëkombëtar mbi rëndësinë e madhe të investimit në arsimin parashkollor.
Dokumenti i hartuar i standardeve të zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç fokusohet në qasjen e re të bazuar nëkompetenca dhe pritet të ndikojë në mënyrë mjaft pozitive te të gjithë përdoruesit e tij. Duke pasur në qendër fëmijët dhe duke uhartuar për ta, ky dokument paraqet arritjet e fëmijëve në periudha të caktuara moshore në fusha të ndryshme zhvillimi.Duke marrë në konsideratë që është një dokument që u referohet të gjithë fëmijëve në Shqipëri, secili aktor mund t’i shfrytëzojëstandardet me qëllimin kryesor – mbështetjen e zhvillimit më të mirë të fëmijëve parashkollorë.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.