Spektri autik pa mësim, prindërit kërkojnë staf pedagogjik dhe mësues mbështetës

Mungesa e mësuesve mbështetës për fëmijët me aftësi të veçanta mbetet problematika më e madhe për prindërit.Ata kanë firmosur një peticion për zgjidhjen e këtij problemi, duke e dërguar te Ministria e Arsimit. Prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta kërkojnë rinovimin e kontratave për mësuesit mbështetës.

Prindërit e fëmijëve autikë dorëzuan në MASR një peticion me të cilin kërkojnë zgjidhje për mungesën e mësuesve mbështetës në shkolla.

“Të vendoset mësuesi mbështetës sa më shpejt në të gjitha shkollat e vendit. Mësuesi mbështetës të jetë me arsim special, të kenë prioritet mësuesit specialë. Ka mungesë stafi kështu që të rritet numri i mësuesve ndihmës“, kështu është shprehur për mediat, Englantina Bajrami, drejtoreshë e Klubit të Fëmijëve me Spektrin e Autizmit. 

Sipas saj nëse do të ketë mungesë reagimi, Klubi Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve të spektrit autik, do ta përshkallëzojnë reagimin edhe në Parlament.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje këtu do i drejtohemi parlamentit”, ka thënë Zj. Bajrami. 

Janë mbi 1700 fëmijë që frekuentojnë mësimin parauniversitar në të gjithë vendin ndërkohë që kanë nevojë për staf pedagogjik të specializuar dhe mësues mbështetës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Braktisja e shkollës, regjistrohen 26 mijë nxënës më pak se një vit më parë, shumë mësues kanë humbur vendet e punës

Next Article

Pyetjet më interesante që fëmijët e të sotmes ua thonë prindërve të tyre

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427