Si t’ia dalim kur duhet të ndryshojmë shkollën në mes të vitit?

Mund të ndodhë që në mes të vitit shkollor, t’ju duhet të ndryshoni shkollën e fëmijës. Procesi i transferimit, shoqërohet me vështirësi. Për ta lehtësuar këtë rrugëtim të ri, me të cilin do të përballet fëmija juaj, ju këshillojmë të ndiqni këto hapa.

Guidë këshillash për prindërit, fëmijët e të cilëve po transferohen, nga një shkollë te tjetra

Mund të ndodhë që në mes të vitit shkollor, t’ju duhet të ndryshoni shkollën e fëmijës. Kjo sepse ju duhet të nisni punën në një qytet apo shtet tjetër. I gjithë procesi i transferimit, shoqërohet me shumë vështirësi. Për ta lehtësuar këtë rrugëtim të ri, me të cilin do të përballet fëmija juaj, ju këshillojmë të ndiqni këto hapa: 

HAPI I PARË

Takoni drejtorin dhe mësuesit e shkollës

– Takoni fillimisht drejtorin e shkollës dhe mësuesit. Mbani një mbledhje përpara se fëmija të nisë rrugëtimin e tij në një shkollë të re. Pyesni me detaje për mënyrën sesi mësuesit në shkollën e re e organizojnë mësimin, sepse çdo shkollë ka rregullat e saj të brendshme. Prindër, ju duhet të merrni një rol aktiv në gjithë procesin e transferimit. Ndaj, bëni përgatitjet e duhura. Duhet t’i flisni mësuesve për gjithçka rreth fëmijës suaj, në mënyrë që ata ta njohin brenda një kohe shumë të shkurtër. Procesi i njohjes është shumë i rëndësishëm, ndaj tregojini me kujdes dhe detaje mësuesve tipin dhe ecurinë e fëmijës suaj. 

HAPI I DYTË

Identifikoni kurrikulat, a janë ndryshe?

Në rast se lëvizni në një shtet tjetër, futeni fëmijën në programin e përshtatjes, për gjuhën dhe kulturën. 

– Identifikoni ndryshimet në kurrikul. Zakonisht kurrikula është statike, e pandryshueshme dhe e njejta për çdo shkollë, Por mund të ndodhë që shkolla e re të ketë një kurrikul më të avancuar. Sigurohuni me mësuesit e rinj, që fëmija të kapë ritmin e duhur. Kryesisht, mos jetë mbrapa, sepse kjo do ta rëndojë akoma më tepër. Shkollë e re, miq të rinj, mësues të rinj, plus ngarkesa mësimore, do ta bëjë ndryshimin mjaft të vështirë. Akoma më e vështirë bëhet kur ju transferoheni në një shtet tjetër, sepse ndryshon gjuha dhe kultura. Por, duhet të dini që në shkolla ka edhe programe përshtatjeje, për ta  lehtësuar paksa fillimin. 

HAPI I TRETË

Kërkoni takim mëe prindër të tjerë

– Flisni me prindër të tjerë, që kanë fëmijët në atë shkollë. Duhet të jeni në dijeni të reputacionit, forcës apo dobësive që shkolla mund të ketë. Miqësia në shkollë është shumë e rëndësishme. Duhet të flisni për këtë me prindërit, në mënyrë që fëmijët e tyre ta presin fëmijën tuaj miqësisht. 

• Komunikoni për këtë me sekretaren e shkollës.

• Kërkojini asaj një takim me prindërit e tjerë, apo me këshillin e prindërve, me ata prindër që janë më shumë të angazhuar.

HAPI I KATËRT

Mos neglizhoni dokumentat

– Filloni procesin e transferimit herët. Disa shkolla kërkojë shumë letra dhe dokumenta që të kryhet ky proces. Që në momentin e parë që evidentoni se doni të ndryshoni shkollën e fëmijës, merreni hapin. Mos debatoni shumë në familje rreth këtij ndryshimi, në mënyrë që lëvizja të vijë në mënyrën më të qetë të mundshme. Duhet të siguroheni që kur transferoni fëmijën, duhet të keni gjithçka me vete: adresat, vaksinat që ka bërë, rezultatet.  

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ta shpëtojmë gjuhën shqipe, nga kthetrat e zhdukjes!

Next Article

Poezi "Nënë Tereza"

Related Posts