Disa karakteristika dhe ndryshime që shfaqen në moshën 9-vjeçare sipas mësuesve dhe psikologëve të ndryshëm. Këto konstatime vijnë pas eksperiencave të gjata të kombinuara me studime të ndryshme. Nëse keni një fëmijë në këtë moshë kushtojini vëmendjen e duhur dhe afrojini vëmendje maksimale.
• Në moshën 9 vjeç një fëmijë është si përpara një “pragu të ri” jete. Për herë të parë te fëmija “ngjallet” vetëdija. Dhe në jetën e tij të brendshme, fëmija e ndjen unin e tij në një mënyrë të re, shumë më të thellë se në të shkuarën.
• Ai apo ajo, fillon të vëzhgojë botën. Në këtë moshë fëmija kupton më mirë veprimin dhe mendimet që e kanë krijuar këtë veprim.
• Vetëm në këtë moshë fillon të kuptojë gjërat që më përpara i “rrëshqisnin” apo nuk krijonte dot lidhjen. Ky lloj “zgjimi” apo rritje, manifestohet në formë habije ose me kritika. Të gjithë kemi hasur fëmijë 9-vjeçarë që dikur ishin të urtë dhe në këtë fazë bëhen indiferentë dhe nuk u pëlqen asgjë, madje edhe bëjnë ironi kur i këshillon.
• Fëmija 9 vjeç nuk ka më dëshirë t’i tregojnë përralla apo t’i lexojnë histori, ai ka nevojë për më shumë, kërkon ngjarje të vërteta.
• Djemtë nëntë-vjeçar i shprehin në përgjithësi dyshimet dhe kritikat e tyre.
• Vajzat nëntë-vjeçare në ndryshim nga djemtë, i shmangin dyshimet dhe tërhiqen në vetvete. (problem kulturor dhe edukimi).
• Kalimi në moshën 9 vjeç, shpesh shoqërohet me ç’faqjen e “unilateralitetit”, të cilin mjedisi familjar e fuqizon ose e mban nën kontroll, duke e pasuruar ose jo dhe duke shmangur ose jo, të bëhet sjellje.
• Fëmija nëntë vjeç vazhdon të jetë në fazën e imitimit të sjelljeve dhe fjalëve të të rriturve. Prandaj në këtë periudhe, të rriturit duhet të jenë edhe më të vëmendshëm dhe me etikë, pasi sjelljet e tyre pasqyrohen te fëmija. Nëse të rriturit janë prepotentë apo të pakujdesshëm me njëri-tjetrin edhe fëmija ashtu do të sillet.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.