Si të realizoni lojën e “Autoportretit” në klasën tuaj

Në mënyrë që mësuesit të krijojnë një ambient sa më miqësor për nxënësit, i ftojmë të realizojnë lojën e “Autoportretit”. Kjo është një mënyrë efikase sesi ata të socializohen me njëri-tjetrin dhe të argëtohen.

Në mënyrë që mësuesit të krijojnë një ambient sa më miqësor për nxënësit, i ftojmë të realizojnë lojën e “Autoportretit”. Një nxënës i ri mund të vijë në klasën tuaj, mbase edhe nxënësit aktualë nuk e njohin shumë mirë njëri tjetrin, sepse mund të vijnë nga shkolla të ndryshme. Ndaj, ju ftojmë të realizoni këtë lojë.                            

Mësuesi duhet të: 

Krijojë një mjedis ku njerëzit të ndjehen lirshëm dhe secili nxënës të prezantojë veten, pra të thyhet akulli mes nxënësve. 

Mjetet e nevojshme:

– Një tabak letre dhe një stilolaps për secilin nxënës.

– 10 minuta për vizatimin e portretit dhe 10 minuta për të parë miniekspozitën me autoportrete.

Çfarë duhet të bëni:

– Kërkojuni nxënësve të vizatojnë autoportretin në një fletë. Ata mund të përzgjedhin stilin që u pëlqen – artistik, karikaturë, abstraksion. Kërkoju që të shkruajnë emrin e tyre në autoportret.

 Kërkojuni që të shkruajnë në fund të fletës ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tyre. Grumbulloji autoportretet dhe ekspozoi ato në tabelë ose në mur.

– Jepuni kohë nxënësve që të shikojnë ekspozitën.

Ky ushtrim zakonisht i argëton nxënësit. Ai është një mjet i mirë për të zbehur dallimet midis tyre dhe një akullthyes i përshtatshëm.

Është teknikë e mirë për nxënësit që të memorizojnë emrat e njëri-tjetrit dhe të njohin shokët/shoqet e tyre.  Pasi, ana vizuale mbetet në memorien e tyre. Do ta shikoni pas kësaj “loje” që ata do të socializohet shumë me njëri tjetrin. 

Më pas, ata duhet të lidhin autoportretin e ekspozuar me personin që fshihet pas tij. Mund ta organizoni edhe ne formë konkursi. Nxënësi që bën më shumë lidhje të sakta mes autoporteteve dhe personave reale, fiton. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një komb shkatërrohet kur i shkatërrohet arsimi

Next Article

“Gënjeshtra të bardha” – gënjeshtra të vogla prindërish, që ndezin fantazi të mëdha te fëmijët

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427