Finalizohet me sukses projekti i AMSHC në disa shkolla të Shqipërisë. Fëmijët e shkollave 9-vjeçare në Thumanë, Laç, Durrës, Shijak, Tiranë e Shkodër, Kavajë e Darzezë dëgjuan nga eksperti për emergjencat civile për mënyrën sesi duhet të reagojmë kur përballemi me fatkeqësitë natyrore.
Shqipëria renditet ndër vendet me aktivitet të lartë sizmik, por lëkundjet tektonike të vjeshtës së 2019-ës që rrafshuan me mijëra banesa, duke lënë dhe 50 viktima e bëjnë informimin publik mbi fenomenet natyrore shumë të domosdoshëm.
Për këtë arsye Qendra e Trajnimeve me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile zhvilloi një seri trajnimesh në 8 shkolla 9-vjeçare në zonat që u goditën më fortë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, por dhe në zonat që rrezikohen nga fenomene të tjera natyrore si përmbytjet.
Fëmijët e shkollave 9-vjeçare në Thumanë, Laç, Durrës, Shijak, Tiranë e Shkodër, Kavajë e Darzezë dëgjuan nga eksperti për emergjencat civile për mënyrën sesi duhet të reagojmë kur përballemi me një goditje sizmike, një përmbytje apo një zjarr.
Goditja sizmike prej 6.3 ballë e shkallës riter e orës 4 të mëngjesit të 26 nëntorit ka lënë pasoja të rënda psikologjike në mënyrë të veçantë te fëmijët, ndaj fëmijët e shkollave ku u shtri projekti i mbështetur nga Agjencia për Mbrojtjes e Shoqërisë Civile u informuan sesi të përballojnë pa panik situatat që shkaktojnë këto fenomene natyrore, si kur ndodhen në ambientet e shkollës ashtu dhe në ambiente të tjetra publike apo në shtëpi.
Fëmijëve ju shpërndan dhe materiale informuese mbi fenomenet natyrore dhe reagimin që duhet të kenë kur përballen me to. Po ashtu shkollave ju dhuruan dhe tabela ku janë të afishuara numrat e emergjencave civile, zjarrfikëses, ambulancës dhe policisë të cilave stafi mësimor apo vetë nxënësit duhet t’ju adresohen për ndihmë në momentet kur preken nga fenomene si tërmetet, zjarret e përmbytjet.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.