Si të përgatisni fëmijën për fillimin e një viti shkollor

Komunikimi i rregullt me mësuesin e fëmijës suaj është një pjesë kryesore e kujdesit për arsimin e tij/saj. Mësuesit mund t’ju paralajmërojnë për çdo vështirësi emocionale, sociale ose akademike…

– Të biesh në gjumë në orar. Vendosja e një orari të përcaktuar për të rënë  në gjumë, sepse vendosja e një rutine është mjaft e rëndësishme. Duke rënë në gjumë në orar, edhe zgjimi është më i shpejtë, çka ndihmon fëmijët në përqëndim. Kjo ëhstë një mënyrë praktike për të inimizuar stresin në shkollë. 

– Mos harroni ngjarjet argëtuese dhe emocionuese, udhëtimet, projektet dhe më shumë nga vitet e kaluara të shkollës dhe tregoni interes në lidhje me mundësinë për të mësuar gjëra të reja në vitin e ri shkollor.

 Shoqëroni nxënësit e rinj në hapësirat e ndryshme të shkollës, në mënyrë që ai të familjarizohet me to. Fëmija do të jetë më i sigurt nëse e di se ku do shkelë. 

– Pajisni fëmijën tuaj me mjetet shkollore. Të bërit pazar për pajisje shkollore së bashku mund të jetë një mënyrë argëtuese për t’i dhënë fëmijës tuaj një përgjegjësi të vogël.

 Bisedoni me fëmijën tuaj për shkollën. Ju duhet ta vlerësoni arsimin e tij. Mundohuni të shmangni pyetje të përgjithshme si “Si e kaluat ditën?” Pyetje të tilla ka të ngjarë të rezultojnë në një përgjigje të shkurtër. 

– Ndihmoni fëmijët me mësimet. Ata mund të kenë nevojë për praninë tuaj gjatë kohës që bëjnë detyrat e shtëpisë.

– Pjesëmarrja në aktivitetet e shkollës është gjithashtu një mënyrë e vlefshme për t’u lidhur me komunitetin e shkollës. Ju mund të mësoni shumë nga shkolla duke biseduar me prindërit e tjerë.

– Mbajini sytë (dhe veshët) hapur. Nëse zakonet e fëmijës tuaj kanë ndryshuar në mënyrë drastike, mund të jetë një shenjë që fëmija ka vështirësi të përshtatet në klasën e re.

– Lexoni, lexoni, lexoni. Të lexoni çdo ditë me fëmijën tuaj është një mënyrë e paçmuar për të kaluar kohë cilësore së bashku. Përveç përfitimeve të tjera afatgjata, leximi i përbashkët mund të jetë gjithashtu një mënyrë praktike për të përcaktuar nivelin e leximit të fëmijës suaj.

– Lidhu. Komunikimi i rregullt me mësuesin e fëmijës suaj është një pjesë kryesore e kujdesit për arsimin e tij/saj. Mësuesit mund t’ju paralajmërojnë për çdo vështirësi emocionale, sociale ose akademike që fëmija juaj ka në shkollë. E njëjta gjë vlen edhe për ju: paralajmëroni mësuesit për ndryshimet që mund të ndikojnë në sjelljen e një fëmije në shkollë. Disa shembuj janë sëmundje, divorc, vdekje në familje, zhvendosje ose një punë e re për një prind, etj.

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Planifikim vjetor, gjuhë shqipe

Next Article

Ja ç'përfitojnë fëmijët duke u marrë me balet

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427