Si të memorizoni emrat e nxënësve në pak ditë

Një ndër sfidat kur nis një vit i ri shkollor, nëse merrni një klasë të re është memorizimi i emrave. Ditët e para duket mjaft e vështirë. Mund të ngatërroni nxënësit me njëri-tjetrin, apo mund të ndiheni në siklet se nuk ia mbani mend emrin. Ka dy mënyra si mund ta zgidhni këtë situatë:

1) Një kartë tek e cila nxënësit shkruajnë emrin me germa të mëdha dhe e vendosin sipër bangës.

2) Të përsërisni sa më shpesh emrin e tyre.

– Përshendesni çdo nxënës. Kontrolloni emrin e tyre. Më tej thërrisni emrin e tyre në mënyrë që të bëni lidhjen me fytyrën. Që në kët moment do të memorizoni së paku pesë emra.

– Jepuni nxënësve nga një kartë, në të cilin të shkruajnë emrin me të madhe. Të paktën mund ta përdorin një javeë, një kohë mëse e mjaftueshme për të memorizuar emrat e nxënësve tuaj.

– Në pjesën e parë të orës përpiquni të përdorni emrat e tyre sa më shumë. Psh shembull “X a mund ta lexosh me zë të lartë pjesën e parë?”

– Gjatë kohës që kaloni ndër rreshta shikoni me kujdes secilin nxënës, në mënyrë që të bëni lidhjen  e emrit me nxënësin. 

– Bëni studentët që të kthejnë kartat e tyre të emrave në mënyrë që të mos ia shikoni. Në këtë mënyrë do të kuptoni sa e keni memorizuar. Edhe vetë do të befasoheni sesa shpejt i keni fiksuar. Madje kjo metodë është argëtuese edhe për nxënësit tuaj. Ditën e fundit të mësimit,të javës së parë, përmes kësaj teknike do të kuptoni se keni memorizuar pjesën më të madhe të emrave.

P. Shtini;

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Philip Pullman: Pa histori, poema, piktura dhe muzikë, fëmijët do të vdesin urie!

Next Article

Udhëzues kurrikular lëndor për matematikën

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427