Si të mbroni fëmijët nga i nxehti i verës

Foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qendra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që:

– Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00

– Fëmijët duhen larë me ujë të vakët

– Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir

– Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.

– Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.

– Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.

– Duhet t’u jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella

– Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.

– Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale

– Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.

– Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.

– Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.

– Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.

Goditja nga dielli mund të quhet më drejt goditja nga i nxehti, pasi jo domosdoshmërisht një person tek i cili zhvillohet kjo gjendje ka qenë i ekspozuar ndaj diellit. Ajo është një gjendje jo shumë e zakonshme, por nga ana tjetër shumë serioze, me një normë vdekshmërie prej 20%.

Nëse temperatura e trupit rritet së tepërmi, truri, veshkat dhe mëlçia mund të pësojnë dëmtime të përhershme. Ndonëse goditja nga i nxehti prek kryesisht personat mbi 50 vjeç, ajo gjithashtu shkakton probleme tek individë të rinj të cilët merren me aktivitet fizik për një periudhë kohore të zgjatur.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët

Next Article

Orë ditari histori "Pashallëku i Shkodrës dhe i Janinës"

Related Posts