Si realizohen testet përmbledhëse/ Model testi

Florinda Palaj ka përgatitur mënyrën si realizohet një testim përmbledhës, kategoritë, nivelet, mënyrën si gjendet përqindja e ndërtimit të testit për një periudhë tremujore bashkë me modelin konkret të një testi.

Testet  përmbledhëse në fund të periudhave tremujore. Klasa III

Testet i kemi të dy-tri temave përmbledhëse dhe teste tremujore. Testet bazohen te kompetencat e vlerësimit që ka mësuesi parasysh, kur harton një test përmbledhës. 

Pikat e referimit janë:

• Vlerësimi për të nxënë dhe të nxënit.

• Përdorimi i metodave të ndryshme për vlerësimin .

• Përdorimi i proceseve vëzhguese.

• Dokumentimi.

• Sigurimi i transparencës.

• Vlerësimi i proçeseve.

Në një testim duhet të meren parasysh 7 kompetencat kryesore, por edhe ato kyç. Mendimi kreativ i nxënësit dhe rezultatet e të nxënit të fushës kanë një rëndësi të veçantë.                                                                                        

Vlerësime përmbledhëse mund të jenë:

1- Detyrat e ndryshme të përditshme.

2- Të shprehurit me gojë dhe aktivizimi në mësim.

3- Projektet e dhëna nga mësuesi dhe realizimi i tyre nga nxënësi.

4- Dosja e nxënësit.

5- Vetëvlerësimi i nxënësit dhe i nxënësit nga nxënësi.

6- Provimet-përmbledhje temash, përmbledhje javësh, periudha 3-mujore dhe testet vjetore.

7- Provime përfundimtare në fund të dísa viteve.

Kategoritë e testimit të përmbledhur janë:

• Në një orë mësimore.

• Në një tematikë.

• Në një përiudhë tremujore.

• Një vit shkollor.

• Një cikël p.sh. arsimi fillor.

Hartimi i testit përmbledhës.

Rëndësi të veçantë kanë nivelet e arritjes që janë të ndërtuara sipas taksonomisë së Bloom-it. Testi është një instrument vlerësimi që përdoret për të matur njohuritë dhe aftësitë e nxënësit. Ai  është një vlerësimi I njohur dhe I  përdorur për të parë të nxënët e nxënësve dhe nivelin e kujtesës së tịj.

Nivelet e Bloom-it janë:

Njohja – Kuptimi – Zbatimi – Analiza – Sinteza dhe Vlerësimi.

– Njohja – mbajtja mend e fakteve, përkufizimeve dhe vlerave.

– Kuptimi – ndryshimi i informacioneve nga një formë në formën tjetër.

– Zbatimi – përdorimi i rregullave dhe parimeve në zgjedhjen e problemave .

– Analiza – zbërthimi i informacioneve në pjesë, lidhja ndërmjet gjërave.

– Sinteza – kombinimi i ideve të ndryshme.

– Vlerësimi – krijimi i kritereve bazuar në gjykim.

Si gjendet përqindja e ndërtimit të testit për një periudhë tremujore?

Periudha e dytë e një viti mesimor është (66 tema)                                                                                     Fusha: Gjuha dhe komunikimi                                                                                                                        Lënda: Gjuhë shqipe                                                                                                                                    Temat janë 63 = 98%, 2 orë projekt, 1 orë testim                                                                                            100% –20 pyetje për 5 kompetencat

Llogaritet sa përqind ka një kompetencë nga temat e periudhës tremujore.

Tabela e testit me vlera numerike

NrJava         11     J   A   V   Ë  Fusha / Lënda Kompetencat e vlerësimit .PërqindjaNjohjaKuptimiZbatimiMendimi kritikShuma
1Të dëguarit e teksteve  të ndryshme 3%1(3p)1(3p)
2Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar 5%1(2p)1(2p)
3Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare 40%2(2p)2(3p)2(2p)2(3p)8(10p)
4Të shkruarit për qëllime vetjake dhe funksionale 20%1(3p)1(4p)1(3p)1(4p)4(14p)
5Përdorimi i drejtë i gjuhës30%1(1p)1(3p)2(3p)2(4p)6(11p)
Shuma, pikë dhe pyetje98%4(6p)4(10p)6(10p)6(10p)20(40p)

Tabela e specifikimeve ka dy përmasa (p.sh. rresht). Ka kompetencat e vlerësimit, ana tjetër (shtyllë). Shënohen nivelet njohëse që do të maten.

(Modelin e testit mund ta shkarkoni më poshtë)

Florinda Palaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Motivimi dhe vlerësimi i nxënësve në punën me grupe

Next Article

10 mënyra për të motivuar fëmijën që të mësojë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427