Si ndikon në mbarëvajtjen e shkollës një drejtor i mirë?

A është puna e drejtorit një punë menaxheriale? Le të themi se po. Të administrosh një shkollë nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, pasi herë pas here përballesh me sfida nga më të ndryshmet.

1) Drejtorët e shkëlqyer e njohin vlerën e çdo nxënësi. Po po, mos ju duket e çuditshme. Ata janë vigjilentë ndaj arritjeve të secilit nxënës. Sidomos atyre që shkëlqejnë. Për më tepër që ata dinë të lavdërojnë punën e stafit të tyre. 

2) Drejtorët e shkëlqyer i mbështesin mësuesit e tyre në çdo hap, sidomos ata që merren me studentë problematikë. Ata u besojnë mësuesve të tyre, dhe janë gjithmonë në anën e tyre (sigurisht atëherë kur kanë të drejtë)

3) Drejtorët e shkëlqyer nuk shpenzojnë shumë kohë në zyrën e tyre. Ata janë në korridore, në klasa, në vende ku gjërat po ndodhin. Ata gjithmonë ndërveprojnë me stafin, administratën, mësuesit dhe nxënësit.

4) Drejtorët e shkëlqyer pranojnë bashkëpunimin. Ata nuk e bëjnë të vetëm punën e tyre, pra nuk janë njerëz të mbyllur. Ata gjithmonë përfshijnë të tjerët në procesin e vendimmarrjes.

5) Drejtorët e shkëlqyer i kushtojnë vëmendje arritjeve të nxënësve dhe shpenzojnë shumë kohë në klasa. Ata nxisin mësimdhënien strategjike. 

6) Drejtorët e shkëlqyer kultivojnë qëllimisht kulturën e bashkëpunimit në shkollën e tyre. Ata e dinë rëndësinë e bashkëpunimit, ndaj e imponojnë këtë edhe te mësuesit e tyre dhe për këtë arsye krijojnë kushte që e lehtësojnë këtë proces.

7) Drejtorët e shkëlqyer kurrë nuk janë të kënaqur me arritjet e tyre, sepse gjithnjë kërkojnë arritje më të shumta. Ata udhëhiqen nga optimizmi dhe nga ego pozitive. Ata promovojnë një vizion të guximshëm për shkollën e tyre dhe i frymëzojnë të tjerët që të bëhen edhe më të mirë.

8) Drejtorët e shkëlqyer e kuptojnë rëndësinë e stafit të tyre dhe punojnë qëllimisht për të krijuar kushte të mira pune për ta.

9) Drejtorët e shkëlqyer çdo ditë sjellin energji pozitive për të punuar. Ata e kuptojnë se pozitiviteti është një cilësi thelbësore në krijimin e një kulture shkollore në të cilën nxënësit gëzojnë të mësuarit dhe ku mësuesit duan të punojnë.

10) Drejtorët e shkëlqyer gjithmonë fokusohen tek fëmijët. Ata punojnë në ndërtimin e marrëdhënieve me studentët e tyre dhe ata kujdesen për çdo vendim shkollor duke u informuar për atë që është në interesin më të mirë të tyre.

Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Vëzhgimi dhe vlerësimi i praktikantit nga ana e mësuesit mentor

Next Article

Si hartohet një test

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427