Kursimi i parave është dëshira e shumë studentëve. Në këtë periudhë, për shumicën e studentëve të nxjerrësh muajin me paratë që kanë në dispozicion, nuk është dhe shumë e lehtë. Por një gjë është e sigurt, nëse ju tregoheni pak më të kujdeshëm në shpenzimin e parave, do të mund të kurseni më shumë.
Të qenit student e vështirëson akoma faktin mbajtjen e buxhetit. Por edhe pse mund të jetë e vështirë, kjo nuk e bën të pamundur faktin që ju si studentë të ulni kostot e shpenzimeve edhe kur jeni në universitet.
Si studentë, një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur mend është sasia e parave që shpenzon gjatë pesë viteve të studimit. Nëqoftë se ju do të shpenzoni shumë, do ta shihni veten se mund të keni ende borxhe për të shlyer pas diplomimit, por e kundërta e kësaj do të ndodhë nëse do të shpenzoni më pak. Mund të ndodhë dhe të ndieni keq, duke menduar se nëse nuk do të shpenzoni ju nuk do keni mundësinë të argëtoheni sa duhet ose të provoni përvoja të reja gjatë viteve të studimit.
Por artikulli ynë ju vjen në ndihmë, me disa këshilla të lehta dhe të mencura për të kursyer para si student, pa kompromentuar edhe aspektet e tjera të jetës si student, argëtimin apo dhe përvoja të reja si udhëtime, blerje etj.
Blini mallra të dorës së dytë
Blerja e mallrave të përdorura është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kursyer para si student, sepse çmimet janë zakonisht shumë më të ulëta sesa blerja e atyre të rejave . Kaloni një fundajvë duke kërkuar për blerjen e mallrave të dorës së dytë dhe do habiteni nga ato që do të gjeni, rroba ne cilësi të lartë, pajisje të cilësisë së mirë, zbukurime interesante ose libra antik, dhe të gjitha këto me një çmim të voliçëm. Mos harroni, dhe mos kini frikë për të blerë mallra të dorës së dytë. Pasi duke qenë se paratë po shkojnë për një qëllim të mirë, ju mund të shpenzoni pa pasur ndjenjën e fajit se keni shpenzuar.
Fikni dritat dhe hiqni nga priza paisjet elektronike.
Ju duhet patjetër të përdorni më pak energji (dhe të shpenzoni më pak para) duke fikur dritat .Para se të dilni nga shpia juaj, fikni dritat, hiqni paisjet elektonike sado të vogla qofshin, aparatin për kafe, ngarkuesin e telefonit etj.
Përdorni transportin publik
Shumë qytete kanë një sistem metroje dhe autobusë publikë që mund t’i përdorni për udhëtimin për të shpenzuar më pak. Kjo do t’ju kursejë para në karburant dhe shpenzimet e mirëmbajtjes së makinës.
Shkoni për të blerë ushqime në mbremje
Shumica e supermarketeve bëjnë në mbremje shitjen e pastrimit, ose e thënë ndryshe çdo ushqim i ngelur shitet me një çmim më të lirë. Disa nga këto ushqime që mbas orës katër dalin me një çmim më reduktuar janë: buka, prodhimet e detit, prodhimet e qumshtit, perimet, frutat por edhe prodhime të tjera .Këto janë pazare të shkëlqyera për ju si studentë, pasi ushqimet zakonisht nuk skadojnë për disa ditë të tjera. Herën tjetër kur të bëni pazar ushqimesh, provoni të dilni në dyqan disa orë para se të mbyllet dhe shikoni çmimet. Ka shumë ndryshim!
Gatuani në shtëpi
Të gatuarit për vete do t’ju ndihmojë ju si studentë të kurseni para.Nëse ju konumoni ushimin jashtë në restorante, atëherë hiqni dotë. Pasi të ngrënit jasht është një nga gjërat më të shtrenjta që mund të bëni, veçanërisht nëse studioni në një qytet ku shumë prej restoranteve kanë çmim të lartë. Konsumimi i ushqimit, të cilin e gatuani vetë jo vetëm që është më i lirë, por edhe më i shëndëtshëm, më i mirë për trupin tuaj.
Përdorni aplikacionet për biseda video ose email në vend që të telefononi
Për të ulur kostot e fatura të telefonit tuaj, zëvendësojë atë telefonatën me biseda video dhe posta elektronike.Programet si Skype, Facebook, ËhatsApp që mundësojnë biseda video / audio, si dhe biseda me tekst.Biseda me video jep një element tjetër të komunikimit: gjuhën e trupit. Kënaquni të shihni buzëqeshjet në fytyrat e miqve dhe familjeve tuaja.
Mos përdorni kartën e kreditit
Shumica e studentëve shpenzojnë para për sende që tashmë i kanë, janë krejtësisht të pandevojshme, janë shumë të shtrenjta etj. Dhe shumica e studentëve tundohen nga karta e kreditit për të blerë dhe për ti paguar më vonë , pa u përballur me koston që i le ai shpenzim. Por ky është një zakon i keq, i cili çon në shpenzime të tepërta ose borxhe të mëdha bankare kur të vijë fundi i muajit. Ndaj mos shkoni drejt kësaj mënyre pagese, por shpenzoni me para në duar.
Marina Kërçeli
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.