Disa shkolla më së shumti ngjajnë si një pistë moderne dhe jo si institucion arsimore. E kjo ndodh falë disa prindërve që blejnë rroba firmato për fëmijët qysh në moshën 1 ose 2 vjeçare, pastaj kur rriten bëhen fëmijë të llastruar.
Problemi qëndron te prindërit, të cilët kujdesen më së shumti për veshjen e fëmijëve që të dallohet prej të tjerëve, sesa për cilësinë dhe kualitetin e të ardhmes.
Në kohën time nuk ishte me rëndësi se çfarë atletesh do të mbath, ndoshta ishin blerë nga një tezgë në treg, por dukeshin që nuk ishin të shtrejnta, çantën e shpinës e kisha të thjeshtë… por ne ishim shumë të lumtur kur afroheshin ditët e shtatorit.
Pothuajse asnjë nga shokët ose fëmijët nuk e dinte se ç’markë ishin atletet që kishte mbathur, apo çfarë marke ishte çanta e tij e shpinës.
Edhe nëse keni para, paramendoni a ka kuptim për fëmijët tuaj të bleni rroba firmato!? Duke vepruar kështu, shkollat duken më shumë si pistë moderne se sa si institucione arsimore. Kush duhet të fajësohet për këtë?
Gjërat materializohen dhe përveç kësaj është fakti se sot fëmijët në shkollë konkurojnë se kush ka një telefon më të mirë dhe atlete më të shtrenjta. Disa shkolla më së shumti ngjajnë si një pistë moderne dhe jo si institucion arsimore. E kjo ndodh falë disa prindërve që blejnë rroba firmato për fëmijët qysh në moshën 1 ose 2 vjeçare, pastaj kur rriten bëhen fëmijë të llastruar. Ja se çfarë thonë psikologët në lidhje me këtë temë:
“Supozoj se prindërit që blejnë rroba të tilla për fëmijët e tyre janë shumë të rëndësishëm për vete që të veshin rroba të tilla nga markat e njohura, kështu që ata gjithashtu e transferojnë atë te fëmijët e tyre. Kjo mund të jetë mënyra e tyre për të përfaqësuar veten në një dritë më të mirë në mjedisin e tyre social ose një mënyrë për të provuar statusin e tyre financiar dhe prestigjin. Për fat të keq, shumë shpesh personaliteti i tyre po fillon të vlerësohet në bazë të një llogarie bankare”, – shpjegojnë psikologët.
Nëse një prind nuk insiston në një markë, por thekson cilësinë, domethënë, nëse bleni vetëm veshje ose këpucë të domosdoshme, atëherë fëmijët do të jenë pak më të pjekur kur blejnë, para së gjithash do të shohin dobinë e produktit. Megjithatë, nëse diçka blihet vetëm për shkak të një marke të mirënjohur, atëherë është një nevojë dhe një dëshirë që prindërit t’u tregojnë familjarëve të tjerë dhe miqve të tyre.
“Vlerat e njëjta miratohen nga fëmija i tyre, i cili pastaj tenton t’i bëjë shokët e tyre të ndiejnë përshtypjen se janë më të mirë se ata. Gjithashtu në bazë të veshjeve, ajo vlerëson vlerën e saj personale, kështu që nëse nuk vishni rroba të markës, atëherë ajo ndjen se vlen më shumë si një person dhe anasjelltas” – shpjegon psikologët.
Fëmijët duhet t’i kushtojnë vëmendje vetë-promovimit në komunikim kur ata janë në shoqëri dhe priren të jenë të drejtë ndaj të tjerëve. Këto janë vlera universale që me kalimin e kohës, kur fëmijët bëhen më të pjekur, do të vlerësohen më shumë sesa marka që mbajnë vetë.
Problemi qëndron te prindërit, të cilët kujdesen më së shumti për veshjen e fëmijëve që të dallohet prej të tjerëve, sesa për cilësinë dhe kualitetin e të ardhmes.
Duke mos harruar edhe problemin tjetër i cili po përsëritet vit pas viti.
Unë mendoj se arsimi tani është në nivel shumë më të ulët krahasuar si ka qenë më parë. Rrethanat janë mëse evidente kur i shohim punësimet si bëhen, vet kuadri arsimor, udhëheqësia e një institucioni siç është shkolla, janë shumë në nivel partiak. Për të udhëhequr sot një institucion ai duhet të jetë anëtar i një partie, nuk shikojmë se sa ka aftësi ai për të bërë, mandej punësimet…
Prof: Regaip Mustafa
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.