Shtëpia me brisqe rroje

Boshti i strukturës së këtij libri është fjala e thjeshtë që përmban thelbësoren, qartësinë, imazhet që të godasin, por veçanërisht spikat përdorimi i një simbolizmi konkret.

Libri me poezi “Shtëpia me brisqe rroje” i poetes rumuno-franceze Linda Maria Baros, e nderuar me çmimin Guillaume Apollinaire në Paris, 2007, ngjason me një ndërtesë metaforike të sigurisë së lartë, një godinë e fortifikuar përmes muresh prej imazhesh, figurash stilistike, meditimesh etj. Është ndër librat e rrallë, ku teksti nuk fillon dhe nuk mbaron duke lëçitur vetëm një poezi të vetme, por kur lexon të gjithë vëllimin, sepse ai funksionon si metatekst, ashtu siç nuk mund të quhet e plotë një vizitë në një shtëpi në qoftë se nuk e shikon të tërën. 

“Shtëpia me brisqe rroje” është një kronotop ku muret pikëtakohen, siç takohen rrugët, kthimet, pritjet, shpresat, ankthet, dashuria, frika, malli, ëndrrat. Në  muret e shtëpisë nyjëtohet gjithçka dhe midis mureve të shtëpisë gjendesh gjithmonë, si në asnjë vend tjetër, i vetëm, ballë për ballë me vetminë.

Linda Maria Baros, poete e vërtetë dhe e natyrshme, e tejmbushur me kërshëri, ndjek një mënyrë të veçantë për të njohur vetveten. Ajo vizaton dhe viziton shtëpinë e krijuar prej saj, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, konkreten, abstrakten, brendësinë dhe pjesën e jashtme, unin – të tjerët, arsyen – ndjenjën. Kjo godinë metaforike e ndërtuar prej saj nuk përfundon, megjithëse i ka të gjitha komponentët (simbolikë): pragun, derën, dyshemenë, tavolinën, dritaret, muret. I mungon çatia, e cila lë hapësirë për perspektiva të panjohura. 

Boshti i strukturës së këtij libri është fjala e thjeshtë që përmban thelbësoren, qartësinë, imazhet që të godasin, por veçanërisht spikat përdorimi i një simbolizmi konkret.

Luan Topçiu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Sekreti si të rrisni fëmijë të sjellshëm

Next Article

Fëmijë, ushqehuni shëndetshëm!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427