Shqipëria humbet pas kohës shtesë me Maqedoninë

Kombëtarja shqiptare në basketboll për meshkuj U-20 u mposht pas kohës shtesë me shifrat 62- 54 ndaj Maqedonisë në ndeshjen e dytë të vlefshme në Grupin C të kampionatit europian, Divizioni B. Në eventin që po zhvillohet në Oradea të Rumanisë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Mikel Serbo pësojnë humbjen e parë pas triumfit në debutim ndaj Maltës.

Ndeshja nuk ka nisur për kuqezinjtë e vegjël, të cilët në fundin e pjesës së parë janë në disavantazh 21-31. Përpos këtij rezultati në disfavor, Shqipëria bën përmbysjen në pjesën e dytë pas një kthese bindëse në lojë ndaj bashkëmoshatarëve maqedonas duke i fituar dy periodat e radhës, respektivisht 20-11 dhe 9-8 dhe arrijnë ta mbyllin kohën e rregullt në barazim 50-50.

Por këtë ritëm Shqipëria nuk arrin ta ruajë në kohën shtesë që fitohet 12-4 nga kombëtarja fqinje që shkëpute dhe fiton 62-54. Pikëshënuesi më i mirë i tanëve ishte Daniel Lekndreaj me 17 pikë të realizuara prej tij. Shqipëria u rikthehet eliminatoreve me një sfidë delikate me kryesuesit e grupit, Gjeorgjisë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kalendari i aplikimeve për raundin parë të studimeve

Next Article

Strategjitë për të stërvitur trurin

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427