Shpjegim i shkurtër i fjalëve komemorative, nderë e nder

Ngaqë dikush e shtroi një çështje për diskutim dhe pyeti se a është e drejtë të shkruhet “komemorative” dhe si duhet në shqip, unë po i jap disa shpjegime rreth kësaj fjale dhe dy fjalëve të tjera (nderë e nder) – si kumtim.

Jo: Mbledhje komemorative për nderë të…

Duhet: Mbledhje përkujtimore për nder të…

Fjala e huaj “komemorative” (commemorative) e ka prejardhjen nga gjuhët neolatine (italishtja, frëngjishtja dhe rumanishtja). Ajo është e tepërt dhe përdoret pa qenë nevoja. Në gjuhën shqipe, bën: “përkujtimore”.

Fjala “nderë” është përdorur gabimisht në vend të fjalës “nder”. Këto dy fjalë kanë kuptime të kundërta dhe shkruhen ndryshe nga njëra-tjetra, njëra me -ë dhe tjetra pa -ë fundore.

Shpjegimi i kuptimit të fjalëve “nderë” e “nder”

Vëmendje:

1. Fjala “nderë” (si mbiemër) duhet të përdoret vetëm në ato raste kur diçka është i/e cekët, i hapur dhe i acaruar. P. sh.: Pjatë e nderë. Klasë e nderë. Situatë e nderë.

2. Fjala “nder” duhet të përdoret vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me nderim, lavdi e krenari. P. sh.: Për nder të… Ka nder. Djalë me nder.

MA. Mentor Hajrizi

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Kompetencat për nxënien gjatë gjithë jetës

Next Article

Çdo klasë është ekip, çdo mësues është trajner

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427