Shpallen fituesit e “Festivalit të Poezisë së Pabotueme”

Festivali u hap me interpretimin e aktorit të Teatrit Migjeni Nikolin Ferketa me poezinë e Arian Shporit, më pas u lexua poezia e shkrimtarit Ernest Koliqi “Shkodra n’nade” nën interpretimin e aktores së re Vivian Mehmeti.

Mbyllet “Festivalii Poezisë së Pabotueme”, edicioni 7 dhe shpallen fituesit. Aktiviteti u zhvillua në “Vilën e Zogut”, mes Taraboshit dhe liqenit të Shkodrës, në 133 shkallë të mbushura me një ekspozitë pikture të Fatlum Doçit, me artistë të rinj shkodranë, me instrumente të ndryshme dhe me poezi. Në këtë atmosferë, ku skena ishte në natyrë, poezia ishte rrezja më e fortë e asaj dite vere.

Festivali u hap me interpretimin e aktorit të Teatrit “Migjeni” Nikolin Ferketa me poezinë e Arian Shporit, më pas u interpretua poezia e shkrimtarit Ernest Koliqi “Shkodra n’nade” nën interpretimin e aktores së re Vivian Mehmeti (fituese si interpretuesja më e mirë e vitit në Tiranë) dhe moderatorit Besart Jacaj.

Festivali përbehej nga tre juri: juria e medieve, kritika letrare dhe juria e aktorëve. Anëtarët e jurisë ishin: Freskida Miloti, Emi Kalaja, Sidola Osja, Alma Mehmeti, Erjona Rusi, Zija Vukaj, Pjaver Kroni, Merita Smaja, Alma Hoti, Festim Abdyli, Besmir Haliti dhe Alfred Trebicka.

Fituesit e festivalit

  • Çmimi i Medias – Argëzon Sulejmani
  • Çmimi i Intepretimit – Arjola Zadrima
  • Çmimi i tretë – Elvis Ndoja
  • Çmimi i dytë – Arjola Zadrima
  • Çmimi i parë – Melita Vjerdha

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Libri elektronik apo libri i printuar?

Next Article

Ligji për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427