Shpallen datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2019-2020

Provimet kombëtare te arsimit bazë do te zhvillohen në muajin qershor: gjuha e huaj në datën 16, gjuha shqipe më 19 dhe matematika 23 qershor. Për nxënësit e pakicave kombëtare, provimi për gjuhën amtare do të zhvillohet më datën 12 qershor.

Nxënësit të cilët do të mbyllin ciklin e shkollës 9-vjeçare do të mund të testohen për lëndët bazë në muajin qershor. MASR ka bërë publike datat për secilën lëndë. 

Provimi për gjuhën e huaj do të zhvillohet më datën 16 qershor, ai i gjuhës shqipe më 19 qershor dhe i matematikës  23 qershor. 

Për nxënësit e pakicave kombëtare provimi për gjuhën amtare do të zhvillohet më 12 qershor 2020.

Këto provime do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Lista e gjuhëve të huaja qe do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht. italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën cila në planin mësimor të arsimit te mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Nxënësit e klasave të 9-ta te shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2. Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, drejtoria e këtij instituti tërheq testin në QSHA një ditë para zhvillimit te provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail.

Nxënësi mbetës në provimet kombëtare të arsimit bazë ka të drejtën t’i japë ato ne sesionin e dytë sipas procedurave të parashikuara në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Republikën e Shqipërisë.

UDHËZIMI PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, VITI SHKOLLOR 2019-2020, SESIONI I PARË 

RREGULLORJA PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE KOMBËTARE TË ARSIMIT BAZË, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Kaltra Tafani

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Art për koronavirusin, 11-vjeçarja vlonjate jep mesazhin më të fuqishëm nëpërmjet vizatimit të saj!

Next Article

Ushtrimet fizike ju bëjnë mësues më të mirë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427