Shkolla, si qendër komunitare

Shkolla si qendër komunitare, material i përgatitur nga Florinda Palaj, në të cilën ju paraqitet mënyra si planifikohet një plan veprimtarie, ide mbi veprimtarinë, qëllimi, kompetencat etj…

TEMA: SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE -jeta dhe talenti i e nxënësit.

Objektivat në qendër të filozofisë së programit SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE.

Organizimi i shkollës qendër komunitare.

Rezultati i pritshëm

-Krijimi i kontakteve ndërmjet shkollës, komunitetit dhe organizatave jo fitimprurëse dhe aktorëve të tjerë interesuar për arsimin, për t’i ofruar fëmijëve, por edhe prindërve sa më shumë burime që nxisin zhvillimin e nxënësve. 

-Ofrimi drejt prindërve të programeve dhe aktiviteteve cilësore duke marrë parasysh origjinat e ndryshme kulturore, etnike dhe gjuhësore.

Bashkëpunimi

-Bashkëpunimi i prindërve me fëmijët e tyre në ambjentet e shkollës për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta arsimore.

-Mundësitë që ju ofrohen nxënësve për të qene pjesë e aktiviteteve që rrisin përformancën e tyre shkollore,dhe përmirësojnë zhvillimin e tyre social dhe afektiv.

Vëzhgimi

-Mundësitë që ju ofrohet prindërve që të vëzhgojnë aktivitete që lidhen me hapat e zhvillimit të fëmijëve, por dhe nevojat e fëmijëve

-Marrja pjesë e organizatave jo fitimprurëse në këto aktivitete qëndër komunitare.

Organizimi i shkollës

Shkolla duhet në fillim të bëjë planifikimin, aktualizimin dhe në fund ekzekutimin.

Planifikimi dhe procesi i kontrolit përmban:

-Familja ,bashkëpunimi i komunitetit;

-Zhvillimi i komunitetit;

-Aktivitetet që ofron shkolla;

-Nxënësit dhe të rinjtë;

-Të ftuarit ndihmës;

-Shërbimet ndihmëse.

SI PLANIFIKOHET NJË PLAN VEPRIMTARI SHKOLLË QENDËR KOMUNITARE?

Japim një shembull

TEMA: Puna mësimore me vështirësi në të nxënë

Shkolla 9 vjeçare____________

Klasa_3 B

Fusha: Matematikë

Lënda: Matematikë

IDE MBI VEPRIMTARINË

-Hartimi i këtij aktiviteti në listën e aktiviteteve dhe përshkrimin e detajuar nga drejtoria dhe dërgimin tek prindërit që në fillim të vitit

-Oganizimi i aktivitetit

-Plani i organizimit në fillim të vitit shkollor

-Organizimi i aktivitetit pas orarit mësimor

-Planifikimi i aktivitetit nga shkolla dhe komuniteti

-Bashkëpunimi me komunitetin dhe ndonjë shoqatë jo fitimprurëse

-Aktiviteti që realizohet në shtëpi

QËLLIMI

-Nxjerrim nga vështirësitë nxënësit me vështirësi në të nxënë me metoda dhe teknika ku nxënësi kupton punën që do të bëjë

-Bashkëpunojmë me prindërit për ta futur nxënësin në nivelin e pranueshëm në klasë ku arrin arritje që kanë nevojë për përmirësim.

-Respektimin e të drejtave të nxënësit në cdo situatë që ai të ketë qetësi në të mësuar Rezultatet e të nxënit për periudhën e parë, të dytë dhe të tretë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit

• Ritregon ngjarjen e një teksti/situate të dëgjuar, përmbajtja e të cilit nuk është më shumë se një faqe teksti e shtypur.

• Paraqet të paktën një mendim për një detyrë të caktuar gjatë diskutimit në grup.

Kompetenca e të menduarit

Gjen veçoritë e një objekti të dhënë, ndan dhe krahason më pas në grup gjetjet e veta. Sqaron me anë të të folurit hapat e zgjidhjes së një probleme të thjeshtë matematikore me të cilën ballafaqohet në një situatë jetësore. Arsyeton para grupit mënyrën e zgjidhjes së një probleme nga matematika.

Kompetenca e të nxënit

Përzgjedh materialet/mjetet, si letrën, plastelinën, shkopinjtë, ngjyrat, numëratoren etj., për kryerjen e një detyre të caktuar dhe arsyeton zgjedhjen që ka bërë. Ndjek udhëzimet e dhëna në libër apo në material për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë që kërkohet.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin

Kontrollon mjetet/materialet dhe kohën që ka në dispozicion gjatë kryerjes së një detyre/aktiviteti (në klasë/shkollë apo jashtë saj).

Kompetenca personale

Bashkëpunon me të tjerët, pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj.

Kompetenca qytetare

Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat në grup e në klasë, për realizimin e aktivitetit, mirësjelljes, pastërtisë etj.

KOMPETENCA DIGJITALE…-TË INTEGROHET ME DIGJITALIZIMIN

(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Çfarë duhet të dinë prindërit dhe mësuesit për ADHD?

Next Article

Planifikim mujor sipas kurrikulës së re të parashkollorit/ Rëndësia e saj (2019)

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427