Shkolla si Qendër Komunitare, planifikimi i një aktiviteti

Ky aktivitet me klasën e XII-A është planifikuar nga mësuesja kujdestare e kësaj klase Brunilda Hoxha. Qëllimi i aktivitetit është afrimi dhe bashkëpunimi me prindërit për të arritur sukses nxënësit.

Shkolla e mesme me orientim gjuhësor “F. Konica”, Korçë

Klasa: 12-A

Mësuesja udhëheqëse e aktivitetit: Brunilda Hoxha

Tema: Së bashku ndjehemi mirë. 

Premisa: Klasa e 12-A ka 21 nxënës dhe është në kujdestari të mësueses Brunilda Hoxha. Nxënësit e kësaj klase vijnë nga familje me nivel mesatar ekonomik. Një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian. Faktikisht rezultatet e nxënësve në përparim dhe vijueshmëri nuk janë shumë të kënaqshme. Vihet re se disa prindër nuk janë mjaftueshëm të interesuar për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre. Kjo reflektohet ndjeshëm në ecurinë e fëmijëve të tyre.

Në këto kushte mësuesja së bashku me nxënësit, prindërit, komunitetin, si dhe me përkrahjen e grupit të mësuesve dhe drejtorisë së shkollës do të organizojnë një aktivitet gjithëpërfshirës në kuadrin e projektit shkolla si qendër komunitare.

Qëllimi i aktivitetit: 

1. Të respektohet dhe gjithë përfshihet diversiteti në aspektin social, fetar, etnik, kulturor.

2. Të ndërtohen strategji të qëndrueshme në trekendëshin shkollë- familje – komunitet.

3. Të rritet cilësia e marrëdhënieve me prindërit, si partnerë kryesorë në procesin e edukimit.

4. Të promovohen vlerat kulturore të diversitetit human.

5. Të mbështetet zhvillimi emocional dhe social i nxënësve.

Organizatorë: Mësuesja kujdestare së bashku me grupin e mësuesve që punojnë në këtë drejtim të shkollës si qendër komunitare, Drejtoria.

Pjesëmarrës: Nxënësit e klasës, prindërit dhe komuniteti i interesuar për problematikën e shkollës, të tjerë.

Objektiva specifikë:

1. Të ruajmë dhe trashëgojmë brez pas brezi traditat tona kulturore, folkloristike.

2. Të shijojmë së bashku kulinarinë tradicionale të zonës.

3. Të rrisim ndjenjën e humanizmit dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë.

Burime njerëzore: Mësues, nxënës , prindër, komunitet

Burime materiale: Kostume tradicionale të ruajtura në ambiente familjare të komuniteteve te ndryshme. 

Gatime të ndryshme të përgatitura nga nxënës, prindër, komuniteti.

Metodologjia: Punë e udhëhequr, punë në grupe.

Koha: 2 orë (në orët e pasdites) në muajin maj

Kosto: Veshjet dhe ushqimi do të sillen vullnetarisht nga pjesëmarrësit.

Vendi: Shkolla e mesme “F. Konica”

Mënyra e organizimit:

Mësuesi kujdestar propozon nxënësve idenë mbi realizimin e një aktiviteti të tillë. Pasi kontakton me këshillin e prindërve të klasës dhe merr miratimin nga ata, vë në dijeni grupin e mësuesve dhe drejtorinë e shkollës.

Fazat e realizimit të aktivitetit:

1. Pas lançimit të aktivitetit nëpërmjet fletpalosjeve, telefonatave dhe bisedave mësuesja dhe grupi i mësuesve kontakton me prindër dhe komunitetin përreth. 

2. Ngrihen grupet e punës të përbëra nga nxënës prindër dhe përfaqësues nga komuniteti.

Grupi 1 do të merret me gjetjen e veshjeve tradicionale

Grupi II do të merret me përgatitjen e ushqimeve.

Grupi III do të merret me shitjen e ushqimeve. 

Pasi ndahen detyrat, vendoset dhe data dhe orari i përshtatshëm për të gjithë pjesëmarrësit për zhvillimin e aktivitetit.

3. Grumbullimi i materialeve dhe sistemimi në ambientet e shkollës, me pjesëmarrje të përbashkët. 

4. Njëri nga ambientet do të shërbejë si ekspozitë e veshjeve tradicionale nga të gjithë komunitetet, ndërsa ambienti tjetër do të shërbejë si vend ekspozimi, shijimi dhe shitje me çmime simbolike i ushqimeve të përgatitura.

Lekët e mbledhura do t’i jepen familjeve në nevojë të nxënësve të klasës.

Faktorë suksesi: 

– Vullneti i përbashkët prindër – nxënës – komunitet për realizimin e aktivitetit.

– Pasuria kulturore e zonës.

Faktorë negative që mund të pengojnë suksesin:

– Mungesa e komunikimit në kohën e duhur me komunitetin.

– Moskonkordimi i orareve të punës. 

Monitorimi i aktivitetit: 

Mësuesja udhëheqëse, nxënës dhe prindër të zgjedhur për monitorim

Rezultate të pritshme: 

– Realizimi i këtij projekti të vogël pritet të sjellë afrimitet midis prindërve komunitetit dhe shkollës, afrimitet midis komuniteteve të ndryshëm.

– Njohja reciproke dhe hapja e rrugëve për aktivitete të tjera të përbashkëta në përputhje me nevojat komunitet- nxënës.

– Krijimin e konfidencave pozitive që pretendohet të përdoren në të ardhmen për zgjidhjen e problemeve në përparim dhe vijueshmëri të nxënësve. 

Mbyllje: 

– Ndërtimi i një dokumenti përshkrues i veprimtarisë dhe dukuritë e vërejtura gjatë realizimit të tij.

– Analizë e realizimit të objektivave me grupet e punës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Tiranë, 29 shtator trajnim për mësimdhënien me kurrikulat e reja

Next Article

Teste të personalizuara për një nxënës me aftësi ndryshe

Related Posts