Shkolla “Përparimi” Reçicë e Madhe, do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në Portugali

Nga data 6-12 mars Shkolla fillore komunale “Përparimi” Reçicë e Madhe do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në qytetin e ombrellave-Agueda. Ky mobilitet sipas koordinatorit Besnik Alili synon shkëmbimin e përvojave mes nxënësve të shkollës nga Tetova dhe nxënësve nga Portugalia, Italia,Turqia dhe Romania.

Të flasësh për suksese të gjitha rrugët të shpien në shkollën fillore komunale “Përparimi” nga Reçica e Tetovës.

Kjo shkollë nga muaj mars i vitit 2019 është pjesë e dy projekteve ndërkombëtare të Erasmus+ që financohen nga Bashkimi Evropian dhe Agjencioni nacional për programe arsimore Evropiane dhe mobilitet.

Vazhdimësi e këtyre sukseseve është edhe mobiliteti i radhës si vijon:

Prej 6 deri më 12 mars Shkolla fillore komunale “Përparimi” Reçicë e Madhe do të jetë pjesë e mobilitetit me nxënës në qytetin e ombrellave-Agueda (Portugali).

Kjo shkollë do të përfaqësohet nga drejtori i shkollës Naser Nuhiu, arsimtari Elham Halili si dhe nxënësit Drini Rexhepi, Erjon Alimi, Jon Demiri, Lorik Islami, Adi Zilbeari dhe Bleron Demiri.

Ky mobilitet sipas koordinatorit Besnik Alili synon shkëmbimin e përvojave në mes të nxënësve të shkollës “Përparimi” Reçicë e Madhe dhe nxënësve nga Portugalia, Italia,Turqia dhe Romania.

Ky sukses i shkollës i adresohet grupit punues në përbërje:

  • Naser Nuhiu-drejtor
  • Besnik Alili-koordinator
  • Teuta Alili-profesoreshë e grupit klasor
  • Kadire Sherifi-profesoreshë e gjuhës angleze
  • Arta Xhaferi-profesoreshë e informatikës
  • Alije Jonuzi- Sekretare e shkollës.

Vlen të ceket se muajt në vijim do të shoqërohen edhe me mobilitete të tjera në vende të ndryshme të Evropës.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Writing competition “Fjalë grash”

Next Article

Një mësues i mirë nuk harrohet kurrë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427