Shkencëtarët: Në planetin Mars ka ujë të kripur

Shkëncëtarët kanë zbuluar së fundmi se në sipërfaqen e Marsit ka ujë të kripur. Shkencëtarët thonë se rrjedhat e ujit në siperfaqen e Marsit shfaqen vetëm gjatë stinës së verës. Ky zbulim mbështet idenë se mund të ketë forma jete në planetin Mars.

Shkencëtarët e NASA-s njoftuan se kanë prova se ka më shumë ujë në planetin e kuq sesa mendohej më parë. Ishte e ditur se në këtë planet kishte pasur ujë më parë por mendohej se ndryshimi i klimës e kishte tharë planetin.

“Aparaturat e posaçme po gjejnë më shumë lagështi në ajër se ç’kemi menduar më parë. Mostrat e dheut janë me lagështi, janë të hidratuara, plot me ujë”.

Për disa vite shkencëtarët kanë monitoruar gjurmët misterioze të rrjedhave të ujit në terrenin e Marsit që duket se po zbehen. Një analizë e plotë e të dhënave të mbledhura nga NASA zbulon se vijat e errëta që shfaqen gjatë verës mund të jenë rrjedha të ujit.

“Por ne nuk e dimë se nga ku po vjen uji, kështu që mund të ketë një burim të madh ujor të fshehur nën sipërfaqen e planetit. Por ne nuk dimë asgjë për këtë. Pra ky është një mister tjetër nga ky zbulim i fundit”, thanë shkencatarët.

Përgjigja për këto pyetje mund të vijë pas rreth pesë vitesh, kur NASA të sjellë përsëri mostra nga Marsi. Prania e ujit do të nënkuptonte ekzistencën e organizmave të gjallë në planet.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

Next Article

Sfilata që mori jetë nga vizatimet e fëmijëve

Related Posts