Shahu në shkollë, për më shumë njerëz inteligjentë

“Shahu nuk është thjesht llogaritje llogjike, por kërkon edhe fantazi, imagjinatë. Nuk është vetëm lëvizja e figurave, por është njëkohësisht edhe psikologji, përleshje dhe luftë”, kështu e konsideron shahun Garry Kasparov. Pikërisht për të gjitha këto efekte pozitive që ka kjo lojë i është kushtuar rëndësi e veçantë dhe në disa vende të botës është pjesë e programit mësimor.

Studentët dhe pedagogët e universitetit Bujqësor të Tiranës provuan aftësitë e tyre përpara lojtares së Akademisë së Shahut dhe ekipit kombëtar, kandidate për mjeshtre dhe Instruktore Kombëtare Bruna Tuzi, e cila zhvilloi një simultane Shahu me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Eventi u organizua nga Albanian Young Leaders Forum dhe Student Economic Forum në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Shahut “FSHSH” dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Këtë event e përshendeti rektori i sapo zgjedhur i UBT Prof.Dr. Bahri Musabelliu, Kryetari i AYLF dheSEF Leons Hasani, sekretarja e përgjithshme e FSHSH Majlinda Pilinci dheTrajneri i FIDE dhe Akademisë Shkëlqim Çela.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Teknologji

Next Article

Triumfon “Ismail Qemali”, gjimnazi më i talentuar

Related Posts